Kryeministri Rama u takua sot me kryeprokurorin Llalla. Ky takim erdhi pas depozitimit të kërkesës së PD-së për të verifikuar formularin e dekriminalizimit tv dy deputetëve Aqif Rakipi dhe Gjetan Gjetani.
Gazetari Flamur Vezaj në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se ky takim ishte për të bërë pazaret e fundit mes kryeministrit dhe prokurorit në ikje.
Ai me ironi shkruan se sebepi i takimit duket të ketë qenë mbrojtja e doktaturës në drejtësi pak ditë më parë nga Llalla dhe Rama ka shkuar për ta uruar.
Ndërsa për arsyen tjetër të përfolur se Rama e ka takuar Llallën për Aqif Rakipin, Vezaj shkruan se prokurori ka pranuar “me dashuri që të mos e trajojë atë pasi e njeh edhe nëpërmjet një shoku të përbashkët nga Durrësi i cili dyshohet se është i përfshirë në shumë afera të dyshimta.
REAGIMI I PLOTË:
Grahma e fundit e nje prokurori qe ne çdo shtator do trondise themelet e shtetit!
Adriatik Llalla, pak dite me pare paska mbrojt doktoraturen ne Universitetin e Drejtesise, se keta titullaret sa here kane poste te larta perfundojne me suksese masterat e doktoraturat! E siç duket ky ka qene edhe sebepi i takimit me KM, qe ky i fundit ti uronte doktoraturen dha ta linte edhe 5 vjet ne detyre meqe tani u shkollua e ndoshta mesoi edhe anglishten! Por zyra e shtypit njoftoi se takimi eshte zhvilluar me kerkese te KM, i cili eshte “interesuar” per deputetin problematik A.Rakipi! KM qenka “shqetesuar” per verifikimin e te kaluares kriminale te deputetit A.Rakipi e nuk shqetesohet per deklaratat e Ambasadorit amerikane per grupet kriminale qe jane fuqizuar duke permend edhe emra konkret e ku pergjegjesi per mos ndeshkimin e tyre ka edhe Prokurori ne ikje! Por burimet nga PROKURORIA, thone se takimi eshte zhvilluar me ndermjtesimin e nje pronari te nje spitali privat ne Shqiperi, i cili ka hyre ndermjetes mes prokurorit dhe KM qe ky i fundit ta lejoi te vazhdoj ne detyre meqense u gradua edhe si doktor shkence pasi partit e tjera ia “paskan” dhene fjalen dhe i duhej garancia e KM. E ky fundit kishte nje kusht, qe deputetin A.Rakipi te mos e trazoj! Kusht ky, qe mesohet se eshte pranuar me dashuri pasi vet prokurori ne ikje paska njohje personale me A.Rakipin nepermjet nje “shokut” te perbashket bizmesmen nga Durrrsi i perfolur ne shume afera te dyshimta ne Shqiperi! Pas takimit, frytdhenes prokurori ne ikje eshte kthyer ne zyre dhe ka kerkuar nga ata pak vartes qe ka besim (e qe fjala doli prap) te vazhdoj gjuhetia ndaj fakirave deri sa te behet Vetingu! Por deri atehere prokurori ne ikje, ka ngrit gjithashtu nje komision qe po bene vleresime per punen e vartesve, komision ky i ngritur ditet e fundit qe per disa prokuror eshte krijuar vetem per te njellos me vleresime negative disa nga keta prokuror qe kandidojne ne KLP por qe nuk jane pjese e kulisave te prokurorit te pergjithshem ne ikje!
Per te rejat e fundit te takimit dhe premtimet e prokurorit ne ikje do te mesojme shume shpejt nga institucioni qe ndodhet ne rrugen e Elbasanit ne ditet ne vazhdim
#Suksese_ne_pazaret_e_fundit#
(B.H/Shuplaka)