Ka reaguar Paskal Milo pas takimit që patën ditën e sotme aleatët e djathtë me Presidentin Meta lidhur me vendosjen e një datë të re zgjedhjesh.
Ai është shprehur se ka biseduar me shqetësim gjithë akualitetin politik por jo vetëm.
“I shpreha shqëtësimet e mia per krizën politike qe ndodhet vendi. Ndamë sëbashku shqetësimin se zgjedhjet duhet te administrohen me kujdes. Shqipëria duhet të ketë zgjedhje gjithëperfshirëse. Ska rëndësi se kur bëhen zgjedhjet rëndësi ka që të bëhen sipas standardeve të plotesojnë kriteret demokratike të jenë të lira dhe në mënyrë të veçantë të jenë gjithëpërfshirëse
Ne do vijojmë të takohemi jo vetëm me Presidentin. Shprehim gatishmerinë tonë për tu takuar me të gjitha subjeket politke për ta trajtuar me pergjegjshmëri krizen politike në të cilën ndodhet Shqipëria që të gjejmë zgjidhjen më të pershtatshme dhe më të domosdoshme .”- tha Milo