07:05 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Takimi i Metës me Demirajn, nënkryetari i LSI-së: A u informua presidenti për atë zjarrin tjetër që po djeg Shqipërinë prej vitesh?

18:57 | 04/08/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Luan Rama: Rilindja në opozitë, bravo Shqipëri, mesazhi i kryeministrit dhe lutja e tij dëshmi e humbjes totale

Sekretari i Pergjithshem i LSI, Luan Rama, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka kerkuar nga kryeministri Edi Rama, qe te krijoje nje komision te posacem gjitheperfshires per festimet e 70 vjetorit te Clirimit te Shqiperise nga okupatori nazifashist.

Pas takimit të sotëm mes presidentit Ilir Meta dhe ministrit të brendshëm Dritan Demiraj për zjarret që kanë pushtuar vendin, ka reaguar nënkryetari i LSI-së Luan Rama.

Sipas këtij të fundit, situata e zjarreve nuk duhet të largojë nga vëmendja listën e kriminelëve të drogës.

Rama ngre pyetjen nëse është informuar Presidenti në lidhje me listën që përmban emrat e 124 kriminelëve të drogës.

 “A u informua Presidenti i Republikës prej Ministrit të Brendshëm për atë “zjarrin” tjetër, për drogën që po e djeg Shqipërinë prej vitesh e që u rindez në kohën e Rilindjes në të gjithë teritorin e vendit?
A ju bë e njohur Presidentit të Republikës lista me 124 emrat e shpallur si kriminelët e drogës prej vetë Kryeministrit e më pas edhe prej Ministrit të Brendshëm?”, shkruan Rama.

REAGIMI I LUAN RAMËS
Vëmendja tek zjarret, nuk duhet të na bëjë të “harrojmë” listën e kriminelëve të drogës!
Siç bëhet e ditur zyrtarisht, Presidenti i Republikës zhvilloi një takim me Ministrin e Brendshëm, gjatë të cilit, citoj njoftimin zyrtar të zyrës së shtypit të Presidencës:
“… Kreu i Shtetit i Shtetit diskutoi me shqetësim dhe vëmendje maksimale mbi situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi ynë për shkak të zjarreve në disa qarqe”.

Natyrisht, njoftimi është më i gjatë e më i detajuar, por thelbi është në çfarë citova më lart.
Shumë mirë deri këtu! Sepse zjarret po djegin Shqipërinë!

Dhe me gjithë përpjekjet e sforcuara dhe angazhimin e një morie institucionesh, edhe për shkak të një strukture inefiçente të mbrojtjes kundër zjarrit e të pa pajisur me e mjetet e nevojshme, zjarret vazhdojnë të bëjnë kërdinë, sidomos në pyje, e të mbeten një rrezik i madh.

Mirëpo unë gjetiu e kam fjalën.
A u informua Presidenti i Republikës prej Ministrit të Brendshëm për atë “zjarrin” tjetër, për drogën që po e djeg Shqipërinë prej vitesh e që u rindez në kohën e Rilindjes në të gjithë teritorin e vendit?
A ju bë e njohur Presidentit të Republikës lista me 124 emrat e shpallur si kriminelët e drogës prej vetë Kryeministrit e më pas edhe prej Ministrit të Brendshëm?

Vëmendja tek zjarret që po djegin Shqipërinë, nuk duhet të na bëjë të harrojmë listën e kriminelëve të drogës!
E meqë po bëhet mbi një javë që Kryeministri deklaroi se e ka këtë listë, a ka ndërmarrë ndonjë veprim procedurial Prokuroria, qoftë edhe kryesisht, siç e lejon edhe Kodi i Procedurës Penale, pavarësisht faktit nëse e dërgon në Prokurori këtë listë Kryeministri apo jo?

Eshtë koha për luftë me forcën e ligjit ndaj çdo veprimtarie kriminale e sidomos, ndaj kultivimit e trafikimit të drogës!

Ndaj Presidenti i Republikës, nëse nuk është informuar zyrtarisht nga Ministri i Brendshëm për “listën me 124 emrat e kriminelëve të drogës” dhe se çfarë po bëhet për t’i dërguar ata në duart e ligjit, duhet ta thërrasë sërish.

Duhet ta thërrasë e jo vetëm të informohet. Duhet të thërrasë edhe Prokurorin e Përgjithshëm, edhe Drejtorin e SHISH, edhe Kryeministrin, sepse lufta kundër drogës duhet kthyer në një aksion kombëtar.
Kjo është një luftë që duhet fituar medoemos, për të shpëtuar Shqipërinë! (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Luan Rama
Pas

Xhamia Qendore, Thaçi dhe kreu i myslimanëve kërcënohen sërish: Do të vriteni

Para

Rama anulloi urdhrin e Bardhit, reagon Manjani: Nuk paska qenë punë e veshjes nga këmbët, por për t’i treguar ministrave dhëmbët!

Para
Manjani: Fazë e re politike, kush është me qeverinë dhe kush ështe kundër saj, këtu fillon dhe organizimi i ri politik në vend

Rama anulloi urdhrin e Bardhit, reagon Manjani: Nuk paska qenë punë e veshjes nga këmbët, por për t'i treguar ministrave dhëmbët!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.