Kryeministri Edi Rama po zhvillon një mbledhje me drejtuesit e qarqeve, të cilët do të drejtojnë fushatën për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 25 Prill 2021. Takimi po mbahet në selinë e PS ku pritetet të flitet rreth organizimit të zgjedhjeve, ndërsa porosia e Ramës do të jetë kryesisht për shërbimet e qytetarëve.
Kjo mbledhje vjen pas takimit të grupit parlamentar socialist, ku u diskutua rreth organizimit të asamblesë por edhe për situatën në Këshillin Politik. Ky është takimi i tretë brenda 10 ditëve i Ramës me drejtuesit e qarqeve.
Dy të parat u realizuan më 9 Shtator dhe 14 Shtator. Kujtojmë se në njërën prej mbledhjeve, u diskutua se sigurimi i 74 mandateve ka qenë kusht, por tani sipas përllogaritjeve të tyre do të mund të sigurojnë 80 mandate.
Madje drejtuesit e politikë në PS, kanë bërë një tabelë përllogaritëse para strukturave, ku kanë matur sesa vota mund të sigurojnë në çdo qark dhe në përfundim u ka rezultuar se arrijnë të marrin 80 mandate.
Drejtuesit e rinj politik në qarqe janë; Tiranë; Qarku – Elisa Spiropali, Ervin Bushati; Bashkia Tiranë – Erion Veliaj; Durrës – Edi Rama; Elbasan – Taulant Balla; Korçë – Niko Peleshi; Vlorë –Damian Gjiknuri; Lezhë – Lindita Nikolla; Shkodër – Ilir Beqaj; Kukës – Safet Gjici; Fier – Gramoz Ruçi; Dibër – Olta Xhaçka; Gjirokastër – Bledi Çuçi.(A.M/Faxweb.al)