Teksa pritet që në orën 13:00 të nisë takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Angli, disa mbështetës të opozitës janë mbledhur jashtë sallës në Londër me thirrje kundër qeverisë.
Ata protestojnë me pankarta e flamuj në duar, ndërkohë që autoritetet britanike kanë shtuar forcat policore.
Edi Rama ka paralajmëruar një takim me diasporën ne Londër, por qytetarë të ndryshëm kanë vendosur të protestojnë ndaj kësaj prezence te kreut te qeverisë, të cilin e akuzojnë për lidhjet e tij me krimin.