Prej disa minutash në ambinetet e “Xibrakut” po mbërrjnë një nga një kandidatët për deputet të Partisë Socialiste. Vetë kreu i saj Edi Rama ka mbërritur në këtë takim dhe është ulur në një nga tavolinat jashtë lokalit ku po qëndron i vetëm, madje flet edhe në tel. Rama ishte i veshur sportiv dhe në ngjyrë të zezë. Po kështu kandidatët për deputet po vijnë njëri pas tjetri në këtë takim i cili pritet të fillojë nga minuta në minutë.
Duhet të theksojmë që 140 kandidatët për deputet kanë marrrë në telefonin e tyre një mesazh nga Edi Rama që duhet të jenë në këtë takim që ka të bëjë me organizimin dhe kordinimin për fushtatë të PS-së.
Fokusi kryesor i kësaj mbledhjeje është dërgimi i mesazhit deri te socialistët më të thjeshtë. Pas takimit dhe bisedimeve do të ketë edhe një darkë mes Ramës dhe kandidatëve për deputet.
NJOFTIMI:
Kryeministri Rama së bashku me kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste kanë vendosur të mbajnë një mbledhje urgjente me të gjithë deputetët e GPS dhe me kandidatet për deputetë në garën e zgjedhjeve për Kuvend 2017.
Mbledhja e cila do të mbahet në ambjentet e Xibrakut në Tiranë, nesër, ditën e shtunë 20 maj, ora 19:00, është një mbledhje me shumë rëndësi për organizimin e fushatës dhe koordinimin e saj në të gjithë territorin, prandaj jeni të lutur për të qenë të pranishëm.
(J.V/Shuplaka)