Prej muajsh përflitej vendi dhe data e takimit të shumëpritur mes Donald Trump dhe Kim Jong-un, takim i cili mendohet të ketë thyer shumë akuj në politikën e jashtme të Amerikës në Lindjen e Largët.
Ditën e sotme është bërë e ditur se takimi mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jon-un do të mbahet më datë 12 qershor në Singapor.
Njoftimin e ka bërë të ditur vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë.
(E.L./Faxweb)