05:45 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Takimi i UNESCO-s, merret vendimi i rëndësishëm për liqenin e Ohrit

15:59 | 05/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Takimi i UNESCO-s, merret vendimi i rëndësishëm për liqenin e Ohrit

Ditën e sotme në takimin e UNESCO-s zhvilluar në Baku është marrë vendimi nga Komiteti i Trashëgimisë  për trajtimin dhe menaxhimin e liqenit të Ohrit si të plotë.

Nga sot, liqeni i Ohrit do të trajtohet dhe menaxhohet si një i tërë ndërkohë që për marrjen e një vendimi të tillë kanë lobuar edhe disa kompani shqiptare.

Liqeni i Ohrit, është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik  dhe llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në botë. Ai gjendet në një lartësi mbidetare prej 695 metrash dhe ka një sipërfaqe prej 349 km². Pika më e thellë e liqenit është 289 metra. Pjesa më e madhe e liqenit i përket Maqedonisë së Veriut, kurse pjesa tjetër i përket Shqipërisë. Në bregun e liqenit shtrihen tre qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoni dhe Pograeci në Shqipëri.

Liqeni i Ohrit furnizohet me ujë  nga burimet e shumta përreth. Një nga burimet më të mëdha gjendet pranë kufirit shqiptaro-maqedon pranë Manastirit të Shën Naumit në Maqedoni. Aty buron uji që vjen nga Liqeni i Prespes, niveli i të cilit është 200 metra më i lartë se ai i liqenit të Ohrit. Në anën e Shqipërisë gjendet gjithashtu një burim i madh në parkun e Drilonit pranë fshatit Tushemisht. Uji largohet nga liqeni në drejtim të Veriut nëpërmjet lumit Drini i Zi, i cili rrjedh permes qytetit të Strugës.

Liqeni i Ohrit llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në mbarë botën. Mosha e tij llogaritet të jetë 2 deri më 5 milion vjet. Liqeni u krijua nga një shembje e tokës. Këtë e vërtetojnë aktivitetet e shumta tektonike si dhe ekzistenca e një mali prej 100 metrash nën nivelin e liqenit.liqeni i ohrit eshte nje nga terheqjet e shumta per turiste vendas dhe te huaj.Besohet se në rastin e Liqenit të Ohrit ky proces u vonua nga thellësia e saj e madhe dhe nga kontributi i vogël i sedimenteve nga hyrjet e filtruara të pranverës. Për më tepër, Graben e Ohrit-Korçës në jug të liqenit është ende aktive tektonike dhe mund të kompensojë sedimentimin me nënndarje. Në dallim nga Liqeni i Ohrit, Liqeni i Prespës ka të ngjarë të jetë kthyer disa herë në historinë e tij, si rezultat i nëntokës karstike.

Liqeni i Ohrit është shtëpia e shumë kafshëve endemike, të cilat vijnë vetëm në ujërat e tij. Në liqen rriten 40 specie të rralla, ndër më të njohurat dhe ekonomikisht më të rëndësishmet është peshku i pastër i llojit Salmo letnica, (Korani), “Salmothimus ohridanus”,(Belushka).

(F.GJJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: LIQENI I OHRITunesco
Pas

U gjet e mbytur në liqenin e Komos, del e vërteta, ja nga se vdiq futbollistja shqiptare

Para

Zbulohet varri masiv me 200 kufoma

Para
Zbulohet varri masiv me 200 kufoma

Zbulohet varri masiv me 200 kufoma

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.