10:28 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Takimi Kosovë-Serbi për situatën në veri, reagon BE: Marrëveshja ende nuk ka përfunduar

20:32 | 29/09/2021
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Takimi Kosovë-Serbi për situatën në veri, reagon BE: Marrëveshja ende nuk ka përfunduar

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se dialogu mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga BE-ja nuk ka përfunduar dhe se po vazhdojnë negociatat për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës.

Njoftimi i tij përmes rrjetit social Twitter u bë pak kohë pasi zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, që njëherësh është edhe shef i delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, tha se është arritur një draft me disa pika që do të mundësojnë zgjidhjen e përkohshme të situatës në veri, mirëpo që, sipas tij, dokumenti ende pret miratimin e Beogradit.

“Kemi arritur te një draft përfundimtar i cili është dakorduar pothuajse në tërësi ka mbetur që vetëm që pala serbe të jap dakordimin final, nëse po, mund të fillojë zbatimi i marrëveshjes shumë shpejt”, tha Bislimi.

Marrëveshja, sipas tij, parasheh tri elemente: i pari është që nga dita e hënë si Serbia ashtu edhe Kosova të avancojnë dhe të përdorin “letrat ngjitëse” në vend të tabelave. Kjo zgjidhje, sipas tij, do të jetë e përkohshme pasi në të njëjtëjn kohë do të krijohet edhe një grup punues i cili brenda gjashtë muajsh do të gjejë një zgjidhje të përhershme të problemit të lëvizjes së lirë.

Pika e tretë, sipas tij, ka të bëjë me heqjen e barrikadave. Sipas dokumentit ditën e shtunë do të vendosej KFOR-it që do të zëvëndësonte njësitë speciale të policisë së Kosovës të cilat do të tërhiqeshin bashkë me barrikadat e vendosura nga serbët lokalë.

Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë po marrin pjesë në takimet në Bruksel, që kanë për qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për situatën në veri, teksa rrugët në Jarinjë dhe Bërnjak, për të dhjetën ditë me radhë vazhdojnë të jenë të bllokuara.

Qytetarët serbë, me kamionë dhe mjete të tjera të rënda kanë bllokuar këto dy rrugë nacionale në atë pjesë në shenjë proteste për vendosjen e masës së reciprocitetit për automjetet me targa nga Serbia.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit nuk është raportuar për ndonjë incident në afërsi të asnjërës pikë kufitare, Jarinjë e Bërnjak. Njësitë speciale të Policisë së Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë pranë bllokadave, ndërkohë që misioni i KFOR-it ka rritur prezencën në këtë pjesë.

Qeveria e Kosovës ka arsyetuar vendosjen e reciprocitetit duke thënë se Serbia për vite të tëra aplikon masë të njëjtë për automjetet me targa të Kosovës.

Sipas vendimit të 20 shtatorit, të gjitha automjetet me targa të Serbisë me të hyrë në Kosovë duhet t’i heqin ato dhe të pajisjen me targa të përkohshme, të lëshuara nga autoritetet e Kosovës./REL

(E.H/Faxweb.al)

Pas

Ja pse është e rëndësishme të kujdesemi për shëndetin e zemrës

Para

Pas skandalit me mungesën e ushqimit, Avokati i Popullit inspekton Azilin në Fier dhe i gjen të moshuarit me pjatat “plot”

Para
Pas skandalit me mungesën e ushqimit, Avokati i Popullit inspekton Azilin në Fier dhe i gjen të moshuarit me pjatat “plot”

Pas skandalit me mungesën e ushqimit, Avokati i Popullit inspekton Azilin në Fier dhe i gjen të moshuarit me pjatat "plot"

Discussion about this post

 



Të Fundit

U pezullua nga detyra, Jonaid Myzyri apelon vendimin e GJKKO

Koçiu: Realizohet kranioplastika e parë, mjekët e spitalit “Memorial” i kthejnë shpresën për jetën 75-vjeçarit

Vau i Dejës/ Ndezi zjarr në varrezat e fshatit Barbullush, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar

Situatë e rënduar e zjarreve në Qarkun Dibër, terreni i thyer vështirëson izolimin e vatrave

Zbardhen dy grabitje në Kavajë, përfundojnë në pranga dy persona

“Paketa e Maleve”, Denaj: 2500 qytetarë kanë shprehur interes për të investuar në tokat e tyre

Rama: Rruga e re Bulqizë-Librazhd, nxit ekonominë rurale dhe i jep jetë sipërmarrjeve të reja bujqësore e turistike

Trump dhe Von der Leyen arritën dje marrëveshjen për tarifat, DW: U shmang rreziku i një lufte tregtare SHBA-BE

E kthyer në një kamp urie/ Dhjetra fëmijë të vdekur nga mungesa e ushqimit, Gaza ka nevojë për 250,000 kanaçe formulë për foshnje në muaj

Zjarret në Parkun Kombëtar të Prespës, Prefekti Nertil Jole: Të angazhuar për të vënë flakët nën kontroll! Ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.