I ftuar në “Fax News”, diplomati Bashkim Zeneli, ka deklaruar se nuk ka arsye për entuziazëm në lidhje me takimin mes Kotzias dhe Bushatit.
Ai tha se ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur në këto bisedime përveçse ka spekulime mediatike. Zenali tha se është mirë që janë takuar dy ministrant dhe çështjet janë hedhur në tavolinë, por nuk beson se çështjen came ta pranojë Greqia, madje edhe për ligjin e luftës asgjë nuk është e qartë pasi grekët thonë që është e hequr.
Sipas diplomatit shqiptarë Greqia është një aleat i rëndësishëm stratëgjikë dhe se duhet gjetur consensus pasi marrëdhënia mes dy vendeve duhet të ketë parasysh komunitetin shqiptarë në Greqi dhe minoritetin grek në Shqipëri.
“Është për tu përshëndetur takimi, ndonëse nuk është hera e parë, 17-18 herë janë takuar, por takimi është për t’u përshëndetur se u ulën për të kapërcyer ngecjet e viteve që nuk janë vetëm të Ramës.
Por edhe pa biseduar nuk zgjidhet. Ne përjetuam një periudhë aspak normale me Greqinë, një vend që e ka mbështetur Shqipërinë, erdhi një moment që kemi 7-8 vjet që nuk kemi një marëveshje me Greqinë, kjo tregon që nuk është punuar.
Marrëdhëniet mbetën peng i së kaluarës, me deklarata populiste dhe nacinalite, të gjitha këto e tensionuamn situatën por Greqia është një aleat serioz në rajon dhe këtë nuk duhet ta harrojmë. Rama e tha se kemi replikuar në distancë. Dakord por ka 4 vjet. Unë kujtoj që vizitën e parë që e bëri Venizellos, nga ana e jonë u deklaruan që kemi këto probleme dhe topi është në anët tuaj, nuk mund të flitet kështu në diplomaci. Ato qindra mijëra shqiptarë nuk janë dakord me ftohjen e marrëdhënieve, dhe efektet duken që në kufij. Duhet kapërcyer kjo situatë.
Në Kretë u bë shumë mirë që u ulan për të biseduar, kësaj here janë ulur për të trajtuar probleme të së kaluarës e të sotme. Duket sikur ka një vullnet për ti tejkaluar. Nuk mund të them mdetaje. Problemet janë disa, ligji I luftë, Çamëria, Deti, varret greke, minoriteti. Por po marrim problemin e ligjit të luftës.
Greqia thotë që nuk kemi. Ne kemi karkuar që të diskutohet në parlamentin grek. Pala greke thote që nuk ekziston, me traktatin e miqësisë është hequr, pra nuk është e qartë.
Grekët thonë nuk ka një problem Çam, ne themi që ka. Unë nuk besoj se e ka njohur çështjen Çame. Ajo që është kryesorja është marrëveshja e detit sepse marrëdhëniet kanë mbetur të tensionuar më shumë për këtë kohët e fundit. Ka patur spekullime sikur Greqia e ka pranur për të bërë një marrëveshje tjetër.
Rruga e jonë për në BE është e qartë, ne duhet të bëjmë detyrat tona dhe nuk është vetëm problemet e brëndshme, në këtë rrugë kakarkesa, principe, frymë.
Ne duhet të njohim kompromisin përgjegjësinë, duhet të dijmë të kapërdijmë.
Raportet me Greqinë duhet të ndikohen nga një dy element shumë të rëndësishëm, nga minoriteti grek në Shqipëri dhe komuniteti shqiptarë në Greqi”, tha Zeneli në ‘Fax News’. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post