Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, ishte i ftuar në “Zërin e Amerikës” ku foli për takimin mes ministrin të Jashtëm Ditmir Bushati dhe homologut grek Niko Kotzias tha se uron zhvillime pozitive në raport me Greqinë pas këtij takimi.
Ai deklaroi se në marrëdhënie me Greqinë ishin bërë hapa prapa.
“Ka patur hapa prapa në marrëdhëniet mes dy vendeve, që nuk janë n përputhje edhe me dëshirat e pupullit shqiptarë. Me takimin e djeshëm shpresoj që të ketë zhvillime pozitive”, tha ai.
Dule sërish foli për Himarën ku tha se po tentohet të grabitet prona.
“Në Himarë po tentohet rrëmbimi i pronave. Jemi në një situtatë të rënduar politike. Vendin e ka kapur një tumor që kërkon operacion të thellë. Sot duhet më shumë se kurrë të pranohen përmasat e fenomenit të kanabisit. Duhet të gjenden përgjegjësit,” tha Dule. (B.H/Faxweb)