04:31 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Takimi me anëtarët e PD-së, Berisha: Inteligjenca artificiale më zbuloi se për shpalljen time “non grata” ishin bërë 150 emisione, ndërsa për 3 rezolutat asnjë

21:08 | 26/12/2024
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha takim me anëtarët e degës 5: Me protestat tuaja, e ndrytë Erion Veliajn në sallën e turpit kombëtar

Kreu demokrat, Sali Berisha, gjatë një takimi me anëtarët e degës 5 të PD-së, shprehu mirënjohje të pakufishme për qëndrimin e pamposhtur të demokratëve për të vërtetat që mbrojtën në kushtet më të vështira.

Berisha, të cilit me një vendim të GJKKO-së iu hoq masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’, duket se ka nisur një ‘tur falendermesh’ me bazën e PD-së, lidhur me mbështetjen që ata i kanë dhënë përgjatë 333 ditëve që ishte me masë sigurie dhe mbante fjalime nga ballkoni i banesës.

“Çdo gjë, çdo ligësi, çdo fenomen, çdo zhvillim negativ i këtyre viteve në Shqipëri, për të cilat ju keni ngritur zërin në mënyrën më të fuqishme, ja dolëm së bashku t’i stamposim në tre rezolutat më të fuqishme ndërkombëtare që janë miratuar ndonjëherë për Shqipërinë.
Ju e bëtë këtë me sakrifica të mëdha, në protesta të përnatshme dhe të përjavshme. Në kushtet e një censure ndër më të plotat që mund të jetë vendosur në ndonjë vend.

Sot po kërkoja në një nga botët e inteligjencës artificiale.

Çfarë gjeta dhe thashë ta ndaj me ju.

 

 

Gjeta që këto media i kishin kushtuar 150 emisione dhe segmente emisionesh shpalljes non grata të Sali Berishës, por nuk i kishin kushtuar asnjë emision 3 rezolutave të cilat nuk ekzistojnë për asnjë shtet tjetër në Europë, si për shtetin shqiptar dhe Shqipërinë.

Ua solla këtë shembull se në çfarë kushtesh keni operuar, por keni triumfuar”, tha Berisha.

Ai u shpreh se sot jeni mbledhur pasi në kushtet më të vështira bëtë një nga opozitat më të fuqishme që ka njohur vendi.

“Shumë shpesh bashkërisht kemi bërë thirrje ta varim Erion Veliaj ta varim në shtyllën kombëtare të turpit.

Faktikisht ju e varët atë në shtyllën kombëtare të turpit, e ndrytë atë në sallën e turpit kombëtar. Tani ai është një kufomë e pakallur, por merita është e qytetarëve, e demokrateve dhe demokratëve, që nuk u ndalët për 40 javë dhe i korrespondon si me qenë të 40-tat e Erion Veliajt.

Por ju garantoj unë ju, se pa atë sakrificë tuajën të përjavshme, pa atë protestën tuaj të përjavshme, Erion Veliaj do ishte duke ju thënë qytetarëve të Tiranës, se mbolla 1 mln pemë dhe tani do të vjedh milionin e dytë, nuk do ti hynte ferra në këmbë.

Prandaj dhe ju realizuat objektiva të mëdha me qëndresën tuaj, me protestën tuaj, e bëtë të pamundurën të mundshme”, tha Berisha.

Etiketa: Sali Berisha
Pas

Veliaj 5 orë në SPAK, Reagon Berisha: Rama e shiti kryebashkiakun e Tiranës për të mbrojtur veten

Para

Mbledhja e Këshillit Bashkiak/ Veliaj: Shpërblime për mbi 4 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse

Para
Mbledhja e Këshillit Bashkiak/ Veliaj: Shpërblime për mbi 4 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse

Mbledhja e Këshillit Bashkiak/ Veliaj: Shpërblime për mbi 4 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bisedimet me Iranin? Trump: Nuk kam komunikuar me Teheranin që prej shkatërrimit të centraleve

SHBA e bombardoi me GBU-57/ Imazhet satelitore zbulojnë lëvizjen dhe punën e restaurimit në Fordow

Ukraina forcon aleancën me Gjermaninë, Zelensky kërkon mbështetje shtesë për mbrojtjen ajrore ndaj sulmeve të vazhdueshme ruse

Mbreti Felipe i Spanjës bën thirrje për forcimin e vlerës së multilateralizmit

Emergjencat Civile: 20 vatra zjarri raportohen në vend, të gjitha të shuar deri në orën 20:30

Kryeministri grek premton hetim të plotë për skandalin e subvencioneve false të BE-së

EMRI/ Dyshohet se fuste lëndë narkotike në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës

Projektligji për vullnetarizmin miratohet nga Këshilli i Ministrave

‘Nuk mund të përjashtohet një Revolucion me Ngjyra’, Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

Dy vatra zjarri në Lezhë dhe Kurbin,ndërhyjnë zjarrfikësit(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.