Kryeministri Edi Rama në një takim me deputetët e PS-së i ka falenderuar të gjithë deputetët për punën dhe arritjen e PS-së në 25 qershor. Rama theksoi se Ilir Meta, presidenti i zgjedhur duhet të kthjellohet një orë e më parë pasi është presidenti që mori votat për të qenë konsensual për të qenë mbi palët jo kundër palëve.
“Çdokush ta ndjejë veten të përfaqësuar gjatë 4 viteve të ardhshme. Pas 4 vitesh dhe një qeverisje jo pa problem kemi marë më shumë vota se 4 vite më parë, kjo është shumë e rrallë për një parti që udhëheq vendin. Dhe në bazë të përllogarritjeve të fundit kanë votuar 73% të shqiptarëve që janë në atdhe. Ta mbajmë mirë se një mbështetje kaq e madhe nuk është një vlerësim po një besim që na kanë dhënë qytetarët. Ju falenderoj edhe një herë sy në sy më të gjithë për angazhimin e madh në organizimin e makinerisë që unë mbaj mend qysh prej vitit 2007.
Faleminderit më së pari të 12 udhëheqësve të qarqeve dhe vendimin për largmin nga qeveria të disave dhe morën rezultate. Faleminderit Gramozit, ku udhëheqja e qarkut është një aspekt shumë i rëndësishëm. Faleminderit një për një të gjithë deputetëve të zgjedhur që mbuluan çdo zonë me përkushtim dhe aftësi të konsiderueshme. Të gjithë dhanë një kontribut të vyer. Tani rezultati fantastik që arritëm është mbarapa, para është puna që duhet të bëjmë. Duke përmbushur detyrat e reja duhet të kemi të gjithë më moton: Të gjithë për njëri-tjetrin. Një falemderim i posaçëm të gjithë kryetarëve tanë të bashkive në vend duke na dhënë një ndihmë të pakursyer.
Falënderoj Ilir Metën, jo se i coi punët në dreq, duke hedhur në erë projektin e të majtës së bashkuar, por për çdo kontribut pozitiv dhe të pamohueshëm që dha në punën e përbashkët. Por edhe në emër të deputetëve që e votuan e s’janë këtu, i kujtoj të refkektojë një orë e më parë e të kthjellohet si presidenti që mori votat tona për të qenë konsensual për të qenë mbi palët jo kundër palëve”tha Rama.
Sipas Ramës “LSI para Shqipërisë është një vrimë në ujë dhe përjetimi tragjik i daljes së partisë nga qeverisja nuk duhet ta damkosë pa hyrë në zyrë figurën e presidentit të zgjedh”. (J.V/Shuplaka)