Deputeti i PD-së, Agron Gjerkmarkaj ka ngritur shqetësimin e tij, për arrestimin e dy liderëve të opozitës Sali Berishën dhe Ilir Metën gjatë takimit me eurodeputetët. Gjatë fjalës së tij, Agron Gjekmarkaj u shpreh se opozita është në protestë për çështje madhore të demokracisë së Shqipërisë.
“Ne nuk provokuam askënd në këtë sallë, nuk fyem dhe nuk bëmë teatër”, iu drejtuar ligjvënësi demokrat, eurodeputetëve gjatë mbledhjes që po zhvillohet në kuadër të takimit të 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.
Gjekmarkaj u shpreh se 6 muaj para zgjedhjeve parlamentare në vend lidershipi i partive opozitare janë arrestuar politikisht. “Mendoni nje cast ti keni ne burg zonjen Shlein kryetaren e Opozites ne Itali, Renzin, Calenden e te tjere qe nuk me vine emrat dhe sa do ishit te ftohte ne gjykim? Si shoqeria do ta perceptonte”, tha ai.
Fjala e plotë:
Të nderuar eurodeputet!
Ne si deputet të opozites jemi ketu në shenjë respekti dhe mirnjohjeje per ju! E çmojmë shumë komunikimin dhe ndihmen tuaj! Koleget tanë janë në proteste per çeshtje madhore te demokracise në Shqiperi! Ne jemi ketu sepse integrimin e kemi nisur ne si PD ne vitin 1990 dhe e konsiderojme jetik per vendin tonë!
Ne nuk provokuam askend ne kete salle! Nuk fyem dhe nuk bëmë teater ! Ngritem shqetesime qe i konsiderojme teper te rendesishme! Ne jemi te perjashtuar nga 40-60 dite, me sakte jemi te debuar nga Parlamenti! Duhet te mirëkuptoni realitetin ! Nje rregullore e dhunshme e miratuar se fundmi dhunshem me kartonat e mazhorances per te ndeshkuar opoziten! Nje e tille nuk ekziston askund ne Europe ne vendet tuaja! Ndoshta akti inparë i ndihmes mund te jete thirrja qe kjo rregullore te hiqet !
Zonja e Zoterinj
Ne jemi europiane kemi qene gjithmone! Askush nuk e di me mire se ne cfare do te thote te luftosh 6 shekuj per kontinentin tone! E kemi patur, e kemi humbur, e kemi rigjetur dhe perpiqemi qe ne vendin tone te kemi ato standarte!
Jemi europiane si ju por kemi patur fat me te keq!
Ne 34 vite Shqiperia ka ndryshuar fale lirise dhe punes se shqiptarve e ketu nuk mund ta pervetesoje dikush politikisht kohen tonë. Miqve italiane dua tu them se e njoh mire politiken e vendit fqinj kam studiuar e jetuar me vite atje. Dialektika dhe debati as atje nuk eshte i rrafshet madje shpesh i ndezuar e nuk mund re na kerkohet ne te jemi te heshtur e garniture!
Asnjeri prej jush sa do ta keni te larte respektin per drejtesine e pavarur se të tille e duam dhe ne , nuk e koncepton qe 6 muaj para zgjedhjeve krejt lidershipi i partive opozitare te ishte i arrestua apo burgosur! Ne Shqiper lideri i oppzites eshte nje i arrestuar politik!
Mendoni nje cast ti keni ne burg zonjen Shlein kryetaren e Opozites ne Itali, Renzin, Calenden e te tjere qe nuk me vine emrat dhe sa do ishit te ftohte ne gjykim? Si shoqeria do ta perceptonte! A do i shpetonit ju percaktimit qe po nderhyhet ne fushaten elektorale dhe ne rezultatin e zgjedhjeve? Ndaj kerkoj mirekuptimin tuaj per problemet qe opozita ngriti
Faleminderit