Ambasadori i Bashkimit Europin, Luigi Soreca ka mbërritur në selinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim ku ka nisur një takim me kryetaren e kësaj partie, Monika Kryemadhin.
Ky takim vjen pas deklaratave të tij lidhur me situatën politike në vend ku ka ftuar opozitën që të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit, si dhe pas aksionit të ri opozitar ku gjatë ditës së djeshme kjo e fundit ndryshoi strategjinë e protestës duke bllokuar të gjitha akset kryesore në vend.
Në qendër të këtij takimi mendohet të jetë situate politike në vend si dhe qëndrimet përkatëse lidhur me zgjedhjet e 30-qershorit.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Soreca u takua me drejtuesit e partive të vogla opozitare. 5 aleatë të qendrës së djathtë, kanë nisur takimet për të kërkuar një tryezë dialogu nën ndërmjetësimin e Presidentit Ilir Meta, BE-së dhe OSBE-së, mes mazhorancës dhe opozitës.
Ditën e djeshme, aleatët e Bashës përveç Shpëtim Idrizit të PDIU-së, kërkuan një takim me kreun e delegacionit të BE-së, Luigi Soreca, pas të cilit thanë se do t’i kërkojnë Presidentit Meta që të thërrasë tryezën e dialogut ku të ulen të gjitha palët politike.
(F.GJ/FAXWEB.AL)