09:21 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Takimi me strukturat, Meta: Të zgjidhim në mënyrë ligjore konfliktet dhe jo me retorika politike

10:19 | 29/01/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Takimi me strukturat, Meta: Të zgjidhim në mënyrë ligjore konfliktet dhe jo me retorika politike

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta mori pjesë në takimin me strukturat e Njësisë 5 në Tiranë, që u zhvillua në kuadër të Konventës Zgjedhore të Tiranës. Ajo që u vu re në takim është se Meta u mundua nt’i shmangej një përgjigje derekte për konfliktet që kanë përfshirë këto kohë koalicionin qeveritar. Ai fillimisht foli gjatë për zhvillimet në rajon. 

Gjatë fjalës së mbajtur në këtë aktivitet, z. Meta vlerësoi procesin e rinovimit të gjithë strukturave drejtuese të kësaj njësie, që ka luajtur një rol të rëndësishëm që nga themelimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të cilës i mbetet një rol akoma më i rëndësishëm për të ardhmen.

Duke u ndalur te zhvillimet në rajon, Kryetari i LSI-së përshëndeti qëndrimin pozitiv të Sekretarit të ri të Mbrojtjes së SHBA-ve për Kosovën, i cili konfirmoi se stabiliteti dhe siguria e Kosovës është një prioritet i rëndësishëm për administratën e re të SHBA-ve.

“Përshëndes një qëndrim mjaft pozitiv të Sekretarit të ri të Mbrojtjes së SHBA-ve, Mattis për Kosovën, që konfirmoi përkundër çdo lloj shqetësimi dhe paragjykimi më parë se stabiliteti dhe siguria e Kosovës është një prioritet shumë i rëndësishëm edhe për administratën e re të SHBA-ve dhe kjo është tepër pozitive duke patur në konsideratë tensionimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi kohët e fundit. Dhe njëkohësisht shumë e rëndësishme për stabilitetin e gjithë rajonit tonë në këto kohë ndryshimesh, por edhe pasigurish”, – deklaroi z. Meta.

Gjithashtu Meta theksoi se vizioni i LSI-së është zgjidhja institucionale dhe jo retorikat klonfliktuale politike, teksa premtoi angazhimin e kësaj force politike për forcimin e shtetit ligjor.

“Zgjidhja institucionale me përgjegjshmëri të plotë dhe jo retorikat konfliktuale politike, fajësuese dhe shfajësuese, do ta çojnë angazhimin tonë për forcimin e shtetit ligjor dhe sundimit të ligjit në vend në nivele të reja, shumë më të larta dhe të qëndrueshme. Ky është vizioni dhe kjo është përgjegjshmëria e Lëvizjes Socialiste për Integrim”, – deklaroi Kryetari i LSI-së.

Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, z. Endrit Braimllari theksoi në fjalën e tij se kolegjialiteti në vendimmarrje është garanci për realizimin e reformave.

“Njerëzit besojnë te LSI-ja, besojnë të puna e përditshme e çdo anëtari të forcës sonë politike. Ky kolegjialitet i brendshëm që ka LSI dhe ky kolegjialitet në vendimmarrje është garanci për funksionimin e qeverisjes, por është garanci nesër për realizimin dhe zbatimin e reformave. Vendimet nuk mund të merren vetëm, vendimet e mëdha merren në bashkëpunim të plotë. Vendi nuk ka nevojë për arrogancë, por ka nevojë për më shumë punë, ka nevojë për shërbim dhe ne jemi të bindur se mund ta bëjmë këtë gjë”, – tha z. Braimllari.  

Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, znj. Klajda Gjosha në fjalën e saj përshëndetëse tha se i gjithë procesi zgjedhor është bërë në bazë të konkurrencës dhe të transparencës.

“I gjithë procesi zgjedhor në Njësinë 5, por edhe në të gjithë të Tiranës është bërë në bazë të konkurrencës dhe të transparencës që janë dy cilësi shumë të rëndësishme, pjesë e LSI-së. Jam e bindur që i gjithë mesazhi politik që do të përcillni, jo vetëm në këtë sallë, por edhe jashtë kësaj salle, do të jetë pikërisht fryma konstruktive që LSI përcjell, fryma e ndihmës që ne i japin qytetarëve shqiptar, i qëndrimit pranë të problemeve që ata kanë dhe ky është mesazhi dhe thelbi me të cilën u krijua LSI-ja”, – u shpreh znj. Gjosha. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: konfliktet PS-LSILSImetatakimi me strukturat
Pas

Pak përpara lindjes së djalit, Tuna në superformë (FOTO)

Para

Plagos me sëpatë vëllanë, i del zbuluar dhe droga pas kontrollit të banesës

Para
Plagos me sëpatë vëllanë, i del zbuluar dhe droga pas kontrollit të banesës

Plagos me sëpatë vëllanë, i del zbuluar dhe droga pas kontrollit të banesës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Anija me 277 persona në bord përplaset me urën në Nju-Jork

Tiranë/Vetëplagoset me armë pa leje, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorë, një tjetër në kërkim

Mbahet sot ceremonia e përurimit të Papa Leones XIV (AXHENDA)

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria merr 173 pikë nga publiku!

Tiranë/ Plagoset me armë 28-vjeçari te ‘Komuna e Parisit’, autori arratiset pas krimit, Policia vihet në kërkim të tij! U qëllua në këmbë, të panjohura shkaqet (EMRI)

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.