Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë pasdite një takim me disa të rinj në Tiranë. Rama e mbajti këtë takim në kuadër të fushatës “Votues i Parë për Pasaportën Europiane”, me rinjtë që sapo kanë mbushur moshën madhore dhe votojnë për herë të parë.
Rama e nisi fjalën e tij duke vënë theksin te rëndësia që kanë zgjedhjet e 11 majit, që sipas tij janë historike.
Rama u shpreh se pas zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri, kjo është hera e parë që votuesit kanë në dorë një vendim të kësaj natyre transformuese për vendin.
Rama tha se vota më 11 maj është ngushtësisht e lidhur me rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
“Pak ditë kanë mbetur nga 11 maji. Jeni të angazhur në një fushatë që ka një rëndësi historike për Shqipërinë. Dëshiroj që ta dini se votues të parë se nuk qëllon ccdo herë, në dorë të keni edhe privilegjin për diccka historike. Shqipëria ka afro 35 vjet tanimë që voton, por njëherë të vetme shqiptarët kanë pasur zgjedhje kur në dorë ka ardhur historia. Kjo ka ndodhur kur iu dha mundësia të zgjedhin dhe të vëndosin drejtimin e vendit, ëpr Shqipërinë në europë apo larg Europës. Kjo është arsyeja që shumica votuan PD-në, jo se ishin me atë parti, por ajo ishte zgjedhja.
Më 11 maj rikthehet mundësia në duart e shqiptarëve për të bërë histori në duart e votimit. Duke qenë se jeni votues të parë dhe moshë kur bëheni gati për të dalë në rrugën e jetës, patjetër që rruga juaj është e lidhur me Europën. Sa më shumë votues për herë të parë, sepse nuk janë thjesht zgjedhje për një parti. Nga ajo që do të ndohë më 11 maj, varet fati i Shqipërisë dhe asaj që do të ndodhë më Bashkimin Europian”,-tha Rama.