Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar ditën e sotme Drejtorin e ri të Zyrës së Evropës Qendrore Jugore në Departamentin e Shtetit, David Kostelancik.
Me anë të një shënimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se biseda është përqëndruar në përfundimin e mosndqëshkimit ndaj politikanëve si dhe për rikthimin e sundimit të ligjit.
“Diskutim shumë i hapur dhe konstruktiv me David Kostelancik, Drejtorin e ri të Zyrës së Evropës Qendrore Jugore në Departamentin e Shtetit. Përqendruar në përfundimin e mosndëshkimit për politikanët dhe rikthimin e sundimit të ligjit; përfundimi i kapjes së shtetit dhe korrupsionit dhe forcimi i partneritetit strategjik të Shqipërisë me SH.B.A”, shkruan kreu i PD-së.
Ndërkohë theksojmë se Kostelancik pas takimit me Bashën kla takuar edhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin, ndërsa momentalisht ndodhet në kryeministri me kreun e qeverisë Edi Ramën.
Very open & constructive discussion with David Kostelancik, new Director of Office of South Central Europe in @StateDept. Focused on ending impunity for politicians & reinstating Rule of Law; ending state capture & corruption & strengthen strategic partnership of Albania with US. pic.twitter.com/BQ6FBYpGH4
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) September 4, 2019
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post