Presidenti Ilir Meta ka dhënë detaje lidhur me takimin që ka pasur sot me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi.
Sipas njoftimit të dhënë nga presidenca takimi mes të dyve është bërë me kërkesë të Ilir Metës, për të diskutuar lidhur me datën e zgjedhjeve lokale, që do të mbahen në 30 Qershor dhe lidhur me kandidaturat për kreun e KLSH-së .
Ndryshe nga sa u tha fillimisht, Presidenca mohon që mes dy krerëve më të lartë të shtetit të jetë diskutuar lidhur me dekretimin apo jo të Sandër Lleshit nga Meta.
Zyra e shtypit njofton se: Presidenti Meta e njohu Kryetarin Ruçi me konsultimet e zhvilluara prej tij për datën e zgjedhjeve të ardhshme lokale.
Gjithashtu, Presidenti Meta i bëri me dije Kryetarit Ruçi zhvillimin e procedurave transparente për të ftuar kandidatët, të cilët kanë paraqitur interesin për Kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, me qëllim përzgjedhjen e një kandidati të përshtatshëm dhe me integritet për këtë pozicion të rëndësishëm.
(E.K/FAXWEB.AL)