Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit Drejtues i Lartë Aida Veizaj (Hajnaj) dhe Inspektorja e Përgjithshme për Kufirin dhe Migracionin në Policinë Greke, Gjeneral Leitnant Policie Zacharoula Tsirigoti, prononcim për rezultatet e takimit ndërmjet delegacioneve të Policisë Kufitare dhe Migracionit të Shqipërisë dhe Greqisë.
Gjatë takimit u ra dakort për forcimin e sigurisë së kufijve dhe parandalimin e krimit ndërkufitar, intensifikimin e luftës për goditjen e trafikimit të narkotikëve, kalimit të paligjshëm të kufirit, koordinimit të shërbimeve, ku u vendos të ketë një patrullim të sinkronizuar të kufirit të gjelbër, shkëmbimin në kohë reale të informacionit, ngritjen e qendrës së bashkëpunimit policor në Kakavijë. Takimi u mbajt në Sarandë.
(B.H/Shuplaka)
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2012542989032062/