Takimi i radhës që synon dialogun mes Kosovës dhe Serbisë pritet që të zhvillohet në orët e mbrëmjes. Disa orë përpara zhvillimit të tij, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Kosovës, Aleksandar Vuçiç, kanë zhvilluar një bisedë telefonike.
Në bisedën telefonike në prag të takimit të dytë për këtë vit, thuhet se është zhvilluar me qëllim uljen e tensioneve të javëve të fundit, që ngritën një ‘luftë fjalësh’ ndërmjet palëve.
Takimi i parë mes tyre u zhvillua më 24 janar dhe u ndoq nga deklarata plot tension që u kritikuan nga BE. (XH.A/SHUPLAKA)