00:11 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Takimi në Tiranë që i prishi punë McCainit, kërcënimi: SHBA do e paguajë

14:15 | 19/04/2017
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Takimi në Tiranë që i prishi punë McCainit, kërcënimi: SHBA do e paguajë

Vizita në Tiranë e John McCainit dhe vizita që i bëri muxhahedinëve në Shqipëri nuk ka kaluar pa pasoja. Në një shfaqje të organizuar në Tiranë nga grupi më i madh opozitar iranian ka sjellë reagimin e Teheranit, që thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të paguajnë për “gabimet e tyre”.

McCain, kryetar i Komisionit të Shërbimeve të Armatosura në Senatin amerikan tha gjatë takimit në Shqipëri me pjesëtarët e grupit Mujahedin-e-Khalq se, Irani një ditë do të jetë i lirë.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike, Bahram Qassemi, gjesti i senatorit tregon se Shtetet e Bashkuara nuk kanë nxjerrë mësime nga eksperiencat e së shkuarës.

“Ky ishte një gabim, për të cilin administrata amerikane duhet të paguajë, ashtu siç ka ndodhur me gabimet e tjera”, citohet të ketë thënë ai.

Kjo ishte deklarata e ish-kandidatit presidencial amerikan, që ka ngjallur zemërimin e regjimit të ajatollahëve.

“Po shohim një qeveri iraniane që është duke tentuar ta shtrijë ndikimin e saj dhe ‘tiraninë’ në të gjithë Lindjen e Mesme. Po të mos ishte për ndërhyrjen e Teheranit dhe aleatëve të tij rajonalë në luftën civile të Sirisë, regjimi i Bashar al-Assadit nuk do të ishte ende në këmbë”, tha McCain. “Irani, një ditë do të jetë i lirë. Një ditë, të gjithë ne do të mblidhemi në atë shesh”, tha më tej McCain.

McCain ofroi ngushëllimet e veta dhe mbështetjen për njerëzit që kanë vuajtur persekutimin e shtetit iranian, ndërsa luftonin për liri. Ai është shfaqur me kohë si një prej mbështetësve më të fuqishëm të zhvendosjes së ndjekësve të “Mujaheddin-e Khalq”.

Organizata thotë se gjatë qëndrimit në kampin e Ashrafit dhe atë Liberty në Irak, janë vrarë të paktën 140 pjesëtarë të saj dhe Shqipëria ishte një rrugë shpëtimi për grupin, gati 3.000 anëtarë të të cilit janë sistemuar tashmë në vendin tonë. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: iraniJohn McCaintakimi ne tirane
Pas

Përqafoni sa më shumë, përfitimet janë të çmueshme për shëndetin tuaj

Para

Dëshironi flokë të gjatë? Këto janë metodat që nuk iu lënë në baltë

Para
Dëshironi flokë të gjatë? Këto janë metodat që nuk iu lënë në baltë

Dëshironi flokë të gjatë? Këto janë metodat që nuk iu lënë në baltë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.