U mbajt sot në Kryeministri takimi përmbyllës “Shqipëria në Këshillin e Sigurisë” me pjesëmarrjen e ministrit të Punëve të Jashtme dhe Çështjeve të Evropës, Igli Hasani.
Në fjalën e tij, Hasani u shpreh se Shqipëria në Këshillin e Sigurisë në OKB realizoi një nga detyrat më kërkuese në politikën e jashtme.
Ai shpreh mirënjohjen të gjitha vendeve aleate që bashkuan përpjekjet në të mirë të paqes. Mandati ynë, shton Hasani, erdhi në një kohë të vështirë për botën dhe kjo prej agresionit rus në Ukrainë, për të cilën Shqipëria tregoi gatishmërinë në KS për të kontribuuar.
Ministri Hasani: Shërbimi ynë i Jashtëm ka merituar respektin e brendshëm e të jashtëm për performancën e tyre. Realizuam me sukses një një nga detyrat më kërkuese në politikën e jashtme. Mirënjohje vendeve aleate me të cilat bashkuam përpjekjet në të mirë të paqes. Punuam me vendosmëri për avancimin e axhendës së grave për paqe dhe siguri. Në qendër të përpjekjeve kishim respektimin e plotë të ligjit ndërkombëtar.
Mandati ynë në KS erdhi në një kohë shumë të vështirë për botën. Agresioni rus në Ukrainë, Shqipëria në KS tregoi gatishmërinë për të kontribuuar. Si bashkë-penëmbajtës me SHBA mbi Ukrainën, mbrojtëm me forcë kauzën e lirisë.