Ka mjaftuar një foto e publikuar nga ana e zëdhënëses së PD-së Ina Zhupa që në rrjetet sociale të plasnin reagimet mes të majtëve dhe të djathtëve. Fotoja që Zhupa ka postuar ka si personazhe disa deputetë socialistë, dhe të larguarin Arben Ndoka, për shkak të ligjit të dekriminalizimit.
Zhupa është shprehur se socialistët po bëhen gati për zgjedhje me ‘’ekspertin” Ndoka, dhe duke e lidhur këtë foto me largimin e Shqipërisë gjithnjë e më shumë nga BE.
‘’Po pergatiten per zgjedhjet e rradhes me “ekspertin zgjedhor” Arben Ndoka!!!
Rama nuk heq dore jo. E di qe pa njerez me “vlera” te vecanta ka zero shanse te fitoje zgjedhje. Prandaj ka nisur ti therras ku jane e ku sjane edhe pse dekriminalizimi ia nxori jashte sistemit.
P.S: Besoj se kjo foto ne diskutimin me Hahn e sjell Shqiperine me afer Evropes”, shkruante Zhupa.
Ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i socialistëve. I pari që ka reaguar ka qenë fotografi i Kuvendit, Agim Rama, i cili është edhe personi që ka shkrepur këtë foto.
Ai sqaron detajet, sesi socialistët u bënë bashkë në një foto, duke thënë se gjithçka ka qenë rastësore. Ai kërkon përgënjeshtrimin e Zhupës për atë që ka thënë.
‘’Ina Zhupa sa për sqarim ish-deputetin, Arben Ndoken e takova une i pari krejt rastesisht. Kisha nje detyrim se nuk i kisha vajtur ne ngushllim dhe ju luta ti jepja nje kafe. Rastesisht erdh edhe Piro Lutaj,i cili kishte lene takim me deputetin Xhemal Qefalia. U ulem qe te tre ne kafene. Une mora kakao ato uje. Filxhani qe solli kamarieria qe mbushur per tu derdh dhe ashtu ndodhi me ra ne pantallona.
I kerkova nje leck te lagur qe ti pastroja, ishin pantallona te bardha dhe dola jasht me u tha ne dielle, nderkohe del Pjerini nga komisioni dhe me pyet ku u laga, i tregova sa siper qeshi dhe me pyeti per deputet Qefalinë i thash se eshtë brenda, ne kafe me te hyra dhe une dhe shkrepa aparatin duke u bere nje foto. Çdo aludim tjeter eshte i turpshem dhe mos u merrni me fantazira te kota, shikoni dhe foton kur jemi tre veta ne tovoline dhe Pjerin Ndreu nuk kishte ardhur akoma. Ina Zhupa ta kerkoje miqesisht pergejeshtrosh fjalet e tua ndryshe me lind e drejta tju padis une ne gjygj per shpifje duke e lidhur me postimin tim”, shkruan Rama.
Ndërkohë që një reagim të mëpasshëm e ka pasur dhe deputeti Pjerin Ndreu, duke shtuar se Arben Ndoka është një njeri i lirë dhe mund të pijë kafe me kë të dojë.
‘’O partia e llapaqeneve dhe injoranteve qe quhet PD ! Arben Ndoka eshte njeri i lire dhe mund te pije kafe me kedo! Po ca jane keto brockulla per pergatitje zgjedhjesh, idiotesi e gomarlleqe qe vec ju dini ti thurni! As ne kohen e Partise Punes nuk ka bere vaki qe nje kafe te demaskohet me fantazi te shfrenuara e catrafiluara si ju !
Po ku keni moral ju kriminele qe vrate 26 njerez ne Gerdec, 4 te pafajshem ne bulevard e sa e sa maskaralleqe te tjera! Ne llumin ku notoni ju Arben Ndoka eshte ku e ku!!! Si nuk u ngopet duke u nxire jeten njerezve qe keni kundershtare duke ju numeru edhe kafet e tavolinave! Jeni dhi te zgjebosura me bishtin perpjete! Fosile te shemtuara te se kaluares !”, shkruan Ndreu në reagimin e tij.
(E.K/FAXWEB.AL)