Ka përfunduar takimi midis kryeministrit Edi Rama dhe kancelares gjermane, Angel Merkel I zhvilluar në një kohë kur liderët e Ballkanit Perëndimor me ftesë të saj dhe të presidentit francez Emmanuel Macron zhvilluan Samitin e Berlinit.
Në takimin dypalësh me Kancelaren e Republikes Federale të Gjermanisë, Angela Merkel është diskutuar mbi ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian (lexo këtu).
Lidhur me këtë takim, ka reaguar edhe ministry në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Cakaj shkruan se kancelarja Merkel ka konfirmuar mbështetjen absolute të Gjermanisë për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.
Cakaj argumenton se, progresi i madh i Shqipërisë në 5 prioritetet kyçe, me theks të veçantë në reformën në drejtësi, merr vlerësimin më të lartë nga Gjermania.
Postimi i plotë:
Takimi me Kancelaren Angela Merkel konfirmoj edhe një herë mbështetjen absolute të Gjermanisë për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE. Progresi i madh i Shqipërisë në 5 prioritetet kyçe, me theks të veçantë në reformën në drejtësi, merr vlerësimin më të lartë nga Gjermania. Shqipëria do të vazhdon të luaj rolin e saj të pazëvendësueshëm në stabilitetin rajonal dhe afirmimin e vlerave evropiane në Ballkanin Perendimorë ??????! Shumë mirënjohës për përkushtimin e Kancelares Merkel ndaj Shqipërisë ?!
(F.GJ/FAXWEB.AL)