Takimi mes Ramës dhe Metës te ‘Pazari i Ri’ është pritur me shumë interes, pasi koalicioni i ardhshëm është një nga çështjet më të nxehta të momentit.
Duhet thënë se ky takim pritet më interes dhe nga opozita që prej më shumë se një muaj vijon protestat e saj në çadër.
Deri më tani Lulzim Basha ende nuk ka një reagim zyrtar në lidhje me këtë, ndërkohë që komentin e tij prpritet ta bëjë pas pak minutash. Ai do të ketë një takim te çadra e opozitës me qytetarët për varfërinë dhe kushtet e jetesës.
Pak minuta më parë Basha ka pasur një takim me ambasadorin amerikan Donald Lu. Nga ana tjetër deri më tani nga PD-ja takimin e kanë komentuar dy deputetët Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi. Ata e kanë quajtur një pazar dhe se Shqipëria ‘’ka shkuar për peshk’’. (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1486″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]