Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me homologun grek Aleksis Tsipras gjatë zhvillimit të Samitit 16+1 mes vendeve të Europës Juglindore dhe Kinës.
Biseda mes kryeministrave shqiptarë dhe grek u përqëndrua në reformat e ndërmarra nga Shqipëria me synim hapjen e negociatave me Bashkimin Europian si edhe në nxitjen e mëtejshme të marrëdhënieve dypalëshe jo vetëm në rrafshin politik e të fqinjësisë së mirë, por edhe në shkëmbimet tregtare dhe investimet e huaja.
Kryeministri Rama vlerëson qëndrimin e Athinës zyrtare mbi të ardhmen e Shqipërisë në BE dhe rolin që qeveria greke luan për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE.
Ndërkohë që për temat e nxehta midis dy vendeve që janë endepezull me sa duket nuk janë diskutuar në këtë takim, sidomos ajo e kufijve detarë dhe tokësorë mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Kujtojmë se përveç kësaj së fundi situata është ashpërsuar edhe më shumë për shkak të ligjit për shpronësimin e pronave në bregdet, që sipas Greqisë cënonte të drejtat e minoritetit.
Për këtë Athina zyrtare kërcënoi Shqipërinë me veto në proceset e saj integruese, çka detyroi qëverinë Rama që të shfuqizonte vendimin, pa dhënë asnjë sqarim për qytetarët shqiptarë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)