Vetëm pak kohë pasi është bërë publik lajmi se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të takohet së shpejti me homologun e tij grek, Alexis Tsipras, flet zv. ministri i Jashtëm grek, Katrougalos.
Teksa shpjegon se ende nuk është përcaktuar vendi dhe koha e takimit që do të zhvillohet së shpejti, Katrougalos thotë se ky takim do të provokojë debate.
Sipas tij pala shqiptare duhet të respektojë ligjin mbi pakicat dhe për këtë ai thotë se pala greke pret një kërkesë nga Tirana zyrtare.
Sa i përket vrasjes së Konstantinos Katsifas, pas një shkëmbimi zjarri me forcat e repartit RENEA, zv. minstri grek shprehet se problemet e krijuara duhet të kapërcehen.
(F.GJ/FAXWEB.AL)