Presidenti i vendit Ilir Meta ka përshëndetur takimin mes presidentit amerikan Donald Trump liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un në Singapor ditën e sotme.
Meta thotë se Trump tregoi lidership dhe përgjegjësi globale duke treguar sërish se SHBA mbeten miqtë më të mirë, më të besuar dhe më të vendosur për paqen dhe stabilitetin në botë
“Përshëndes përfundimet e Samitit të Singaporit. Presidenti Trump tregoi lidership, vendosmëri, mençuri e përgjegjësi të lartë globale duke treguar sërish se SHBA mbeten miqtë më të mirë, më të besuar dhe më të vendosur për paqen dhe stabilitetin në botë.
Krenarë për partneritetin me këtë vend të madh”, shkruan Meta në ‘Facebook’.
(B.H/Faxweb)