17:29 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Takimi Trump-Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, armëpushimi pritet të jetë tema kryesore e bisedës

18:13 | 04/02/2025
në Aktualitet, Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
U ftua të merrte pjesë në inaugurimin e Trump si president, Netanyahu anulon pjesëmarrjen

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pret sot në Shtëpinë e Bardhë Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës do të jetë tema kryesore.

Takimi vjen në një fazë kyçe të armëpushimit. Izraeli dhe Hamasi kanë më pak se katër javë për të rënë dakord mbi parimet e fazës së dytë, që duhet të përfshijë lirimin e të gjitha pengjeve që ende po mbahen në Gazë, një përfundim të plotë të luftimeve dhe tërheqjen e Izraelit nga ky territor.

“Nuk kam garanci që paqja do të jetë e qëndrueshme”, tha Presidenti Trump të hënën.

Para takimit në Shtëpinë e Bardhë, zoti Netanyahu bisedoi të hënën me të dërguarin e posaçëm amerikan për Lindjen e Mesme Steve Witkoff, i cili ishte pjesë e përpjekjeve për të siguruar marrëveshjen e armëpushimit.

Zyra e Kryeministrit Netanyahu njoftoi përmes një deklarate se takimi ishte “pozitiv dhe miqësor” dhe se ai do të mbledhë Kabinetin e Sigurisë së Izraelit pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara për të “diskutuar qëndrimet e përgjithshme të Izraelit përsa i përket fazës së dytë të marrëveshjes”.

I dërguari Witkoff pritet të takohet me zyrtarët e Katarit dhe Egjiptit ndërkohë që tre vendet vazhdojnë të ndërmjetësojnë përfundimin e luftimeve.

Përveç armëpushimit, zoti Netanyahu tha se ai dhe Presidenti Trump do të diskutojnë mbi kundërpërgjigjen ndaj agresionit të Iranit dhe zgjerimin e marrëdhënieve diplomatike me shtetet arabe.

Presidenti Trump ndërmjetësoi marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe katër shteteve arabe gjatë mandatit të tij të parë. Tani ai po synon arritjen e një marrëveshjeje më të gjerë përmes të cilës Izraeli do të vendoste marrëdhënie me Arabinë Saudite.

Por Arabia Saudite ka thënë se do të pajtohet me një marrëveshje të tillë nëse përfundon lufta në Gazë dhe nëse ekziston një rrugë e qëndrueshme për krijimin e shtetit palestinez në Gazë, Bregun Perëndimor dhe në Jeruzalemin lindor, territore që Izraeli i pushtoi në luftën e vitit 1967 në Lindjen e Mesme.

Shtetet e Bashkuara përkrahin krijimin e shtetit palestinez, por qeveria e Kryeministrit Netanyahu e kundërshton atë.

Hamasi, që konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ka liruar 18 pengje deri më tani, ndërsa Izraeli ka liruar qindra të burgosur palestinezë.

Lufta në Gazë filloi me sulmin e militantëve të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit 2023, gjatë të cilët ata vranë 1,200 persona dhe rrëmbyen 250 pengje.

Kundërofensiva e Izraelit gjatë 15 muajsh luftime shkaktoi vdekjen e 47,500 palestinezëve, mbi gjysma e të cilëve gra dhe fëmijë. Ushtria e Izraelit thotë se kjo shifër përfshin 17 mijë militantë të vrarë.VOA

Pas

Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda: Vlerësime për policinë dhe prioritete për 2025

Para

Sulmi me armë zjarri në një shkollë në Suedi! Policia njoftim zyrtar: Rreth 10 persona humbën jetën nga të shtënat me armë zjarri

Para
Sulmi me armë zjarri në një shkollë në Suedi! Policia njoftim zyrtar: Rreth 10 persona humbën jetën nga të shtënat me armë zjarri

Sulmi me armë zjarri në një shkollë në Suedi! Policia njoftim zyrtar: Rreth 10 persona humbën jetën nga të shtënat me armë zjarri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarr në malin e Skërficës/ Rrezik për pyllin e mbrojtur të Pikësit, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Dialogu Kosovë – Serbi, çfarë diskutoi Macron me Vuçiç në bisedën telefonike

“S’pranojmë leksione demokracie nga ata që vrasin fëmijë”, kryebashkiaku i Athinës përplaset me ambasadorin izraelit

Aplikimet për universitet/ Sot, dita e fundit për të përzgjedhur 10 programet e studimit

Trump nënshkruan urdhrin e ri ekzekutiv, rikthen testin e fitnesit për nxënësit e shkollave publike

Rrëzohet avioni në brigjet e Spanjës, policia nis kërkimim për dy personat që ishin në bord

Lufta në Gaza, Mbretëria e Bashkuar do evakuojë qindra fëmijë për t’iu ofruar kujdes mjekësor

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, vizitë zyrtare në Arabinë Saudite: Theksohet partneriteti strategjik për sigurinë

Lufta në Gaza, punonjësi i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze humb jetën pas një sulmi izraelit

Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.