Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për herë të parë sa i takon takimit urgjent dhe të panjoftuar ditën e djeshme me kryeministrin Edi Rama.
Kurti tha se në takimin e djeshëm nëfokus si temë e parë ka qenë siguria kibernetike.
“Takimi i djeshëm ka qenë një drekë punë, ka qenë një takim i nevojshëm e para është siguria kibernetike kjo ka qenë tema e parë. Ne jemi takuar për të diskutuar për sulmet me të cilat janë përballur dhe për krizat energjetike”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka treguar se ka folur me Ramën për bashkëpunim energjetik që dimrit Shqipëria t’i jap rrymë Kosovës, e Kosova ta bëjë verës këtë.
“Përgatitjet në dritën e rifillimit të procesit të Berlint, sepse ju e dini që takimet e mërherhsmë të procesit të Berlnit janë bër na Angela Merkel, e tash do të bëhen nga kancelari i ri”, ka thënë Kurit.