Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka qenë e ftuar në ‘’Fax News” për të folur në lidhje me zhvillimet më të fundit politike në vend, por edhe me aksionin e ardhëshëm të opozitës.
Duke iu referuar seancës së djeshme në Kuvend, Tabaku u shpreh se është e paprecedentë që t’iu refuzohet fjala kreut të opozitës dhe kreut të Grupit Parlamentar.
Po ashtu duke folur në lidhje me aeroportin e Vlorës, Tabaku tha se kjo është një aferë e re korruptive e ndërmarrë nga ana e mazhorancës.
‘’Dje kreu i grupit të PD-së kërkoi më shumë info në lidhje me ektradimin e Nazer Seitajt, po kjo siç duket e frikësoi mazhorancën, duke e përjashtuar. E drejta e fjalës së opozitës është e papranueshme, pasi opozita vetëm fjalën ka. Kjo na bëri që të reagonim në atë mënyrë duke bllokuar diskutimet për të gjitha çështjet. Afera e Aeroportit të Vlorës është korruptive. Nuk kishim çfarë të prisnim ndryshe, dje nuk u miratua koncesioni i aeroportit të Vlorës, po u miratua një projektligj korruptiv”, u shpreh Tabaku.
Po ashtu duke iu referuar takimit të fundit të ministrit Fatmir Xhafaj me prokuroren Arta Marku, Tabaku u shpreh se kjo është e papranueshme, për shkak se janë bërë rutinë.
‘’Lajmi që Xhafaj takon sot prokuroren Arta Marku është njësoj sikur takon Ulsi Manjën, si një punonëjse e administratës së tij. Dhe kjo tregon kapjen e këtij institucioni nga ana e politikës.
Më tej Tabaku u shpreh se aksioni opozitar vijon, dhe se protestat të çdo forme nuk do të ndalen.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post