Ditën e sotme ish-deputeëti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka dorëzuar në KPK një Cd me material dhe të dhënash përgjimeshlidhur me dosjen Babale.
Sipas Salianjit përgjimet tregojnë se si prokurori Gentian Osmani ka bashkëpunuar me Fredi Alizotin për të manipuluar të gjitha të dhënat apo dhe faktet.
Përgjimet janë bërë publike nga Partia Demokratike.
Biseda Gent Osmani – Fredi Alizoti
Gent Osmani: Po
Fredi Alizoti: Përshëndetje Genti
Gent Osmani: Po
Fredi Alizoti: Fredi jam
Gent Osmani: Urdhëro
Fredi Alizoti: Fredi jam Alizoti. Si kalon?
Fredi Alizoti: Alo Genti ti je?
Gent Osmani: Po pra unë jam. Jo Genti por prokuror Genti, nuk jam shoku jot. Më thuaj.
Fredi Alizoti: A po, më fal, më fal. Ça po bën?
Gent Osmani: Fredi je thirr nesër në ora 10 të jesh tek zyrat e mia, dhe duhet të jesh patjetër me dokument identifikimi. Mirë?
Fredi Alizoti: Po, mund të takohemi tani? Po pati mudnësi 5 minuta.
Telefonata vazhdon, por siç deklaroi ish-deputeti Salianji, përgjimi është i prerë.