Presidenti i zgjedhur Ilir Meta, ashtu siç premtoi ka shkuar sot në Zharrëz për të takuar maturantin e dhunuar për arsye politike.
I riu Orgest Grembi u dhunua ditën e sotme nga eksponentë të Partisë Socialiste për shkak se ishte mbështetës i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Sakaq, pasi pa gjendjen e maturantit në spitalin e Fierit, Meta dha edhe një prononcim për mediat ku e dënoi ashpër ngjarjen, ndërsa ka vijuar me deklraratat kundër kryeministrit Edi Rama.
Prononcimi për media i Kryetarit të Kuvendit z. Ilir Meta
Kur flasim për kartel droge, kur flasim për kartel krimi, kur flasim për kartel koncesionesh, kur flasim për një mafie që do ta kthejë Shqipërinë në një varrezë të mbetjeve të rrezikshme të gjithë Evropës, nuk janë fjalë në erë. Si do ta realizojnë këtë? Duke bërë presion mbi njerëzit mbi votën, jo vetë ndaj prindërve që mund të ketë ndonjë në administratë që duhet të frikësohet dhe të votoj me pahir që të dali ai që është i 9. Se e kishin menduar se do i kishin bërë zgjedhjet pa opozitën dhe t’i vidhnin rehat fare edhe duke bërë dhunë mbi të rinjtë dhe të rejat se ky djalë nesër duhet të shkonte në maturë, të bënte provimin e maturës edhe duhet të ishte i qetë dhe të studionte sot. Dhe jo të kurohej nga ato bishtat e lopatave dhe të levave që i kanë dhënë banditët e rilindjes në Zharrëz.
Dhe kjo është një akuzë për Edi Ramën drejtë për drejtë. Është për Gramoz Ruçin se është Edi Rama që çon çdo ditë udhëzime sesi të bëjnë presion, se si të bëjmë terror mbi administratën, mbi njerëzit.
Prandaj ky rast vetëm na bind edhe një herë tjetër më shumë për ndëshkimin mbarë popullor që duhet tu jepet në 25 qershor në emër të ëndrrave të këtyre fëmijëve, të këtyre maturantëve të këtyre të rinjve. Nuk ia kishte borxh asnjë shqiptar dhe aq më tepër asnjë socialist dhe asnjë i majtë këtu në Fier Edi Ramës të na sillte kohën e Libofshës.
Kam qenë vetë unë në Libofshë kur është rrahur Namik Dokle, Shaqir Vukaj etj. Dhe nuk ka vdekur populli i Fierit dhe rinia e Fierit edhe Shqipërisë, por do tu tregojë vendin me votë edhe me çdo mënyrë tjetër në rast se do të jetë nevojshme sepse gjëmë të shenjtë, gjë më të shtrenjtë se vota dhe e ardhmja e këtyre fëmijëve nuk ka dhe nuk mund të ketë për çdo prind këtu në Fier dhe çdo prind këtu në Shqipëri. Sepse po ikën rinia ngaqë nuk shikon shpresë dhe besim këtu dhe kjo politikë dhune që fillon që nga kreu i qeverisë edhe zbret poshtë në të gjitha nivelet.
Në Sierra Leone dua të largohet njerëzit dhe vetëm me atë konkurrojmë ne në botë, por atje ka edhe luftë civile ka edhe Ebola që është sëmundje shfarosëse. Kurse këtu ka dhunë ndaj të rinjve, dhunë ndaj prindërve që punojnë apo nuk punojnë në administratë shtetërore, ka dhunë ndaj nxënësve ndaj drejtorëve për t’i çuar me pahir në aktivitete me autobus që bën rilindja, dhe kjo është absolutisht një skemë kriminale që do të ndëshkohet me referendum në 25 qershor.
Prandaj të gjithë të rinjtë e Tiranës edhe të gjithë të rinjtë e Shqipërisë të ngrihen nga nesër deri në 25 qershor. (D.D/Shuplaka)