Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar sërish në lidhje me taksën 100% të vendosur ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.
Ai thotë se ky ishte një vendim Sovran i Kosovës. Sipas tij prodhuesit vendor tani kanë një mundësi të artë të cilën duhet ta shfrytëzojnë për fuqizimin dhe qëndrueshmëri në treg.
Postimi i plotë:
Taksa 100%, si vendim sovran i Kosovës, le të shërbejë si porosi për të gjithë se ne jemi zgjuar, të vetdijshëm dhe se jemi vetvetja. Prodhuesit vendorë e kanë përpara një periudhë të artë, të cilën duhet ta shfrytëzojnë për fuqizimin dhe qëndrueshmëri në treg. Reforma fiskale, që i fuqizon ata dhe taksa për importet nga Serbia dhe BeH u ka krijuar atyre rrethana më të favorshme, duke iu hequr barrën e diskriminimit. Këtë mëngjes mora pjesë në Konventën e Parë të Prodhuesve Vendorë, ku theksova se Kosova tani ka më shumë vetëbesim dhe prodhuesit tanë po e fitojnë besimin e konsumatorëve në tregun tonë dhe në atë europian.
RH
(B.H/Faxweb)