04:42 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Taksa 100%/ Shtetet me të cilat zëvendësoi Kosova-Serbinë, ja sa u rritën eksportet nga Shqipëria

15:52 | 19/05/2019
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
A do ndërrojë qasje Serbia ndaj Kosovës? Bizneset: Kemi humbur 50 milionë euro

Kanë kaluar rreth gjashtë muaj që kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën 100 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Për efektet e saj si në planin ekonomik ashtu edhe politik, ka mendime e vlerësime të ndryshme. Disa i shohin si pozitive, e të tjerë edhe negative.

Efektet më të mëdha të taksës 100 për qind, ndërlidhen me aspektin ekonomik.

Serbia, e cila para vendosjes së taksës ishte eksportuesja më e madhe e produkteve në Kosovë, për këto gjashtë muajt e fundit ka rënë si eksportuese e mallrave në vetëm 4 milionë euro, ndërsa për periudhën e njëjtë kohore gjatë vitit 2017, ky shtet eksportonte në Kosovë mbi 200 milionë euro.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka ulje të eksporteve të produkteve nga Serbia në Kosovë prej 98.2 për qind.

“Në përgjithësi është vërejtur një rënie e theksuar e importeve me origjinë serbe dhe atyre të Bosnjës. Nëse merret periudha janar – prill 2018 dhe krahasohet me periudhën e njëjtë të këtij viti vërehet se nga Serbia ka pasur rreth 134 milionë euro import, ndërsa në vitin 2019 kemi 2.4 milionë euro import që kemi një ulje prej 132 milionëve”, thotë Stavileci.

Produktet që vinin nga Serbia, sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, thekson Stavileci u zëvendësuan brenda një kohe të shkurtër.

“Në bazë të statistikave të doganave, Turqia ka një rritje të importeve në Kosovë prej 31 për qind krahasuar me vitin e kaluar po ashtu produktet nga Gjermania kanë rritje prej 24 për qind, pastaj janë produktet nga Maqedonia me 53 për qind, Shqipëria ka më së shumti përfitime nga kjo me rreth 60 për qind rritje, po ashtu rritje të importeve ka pasur edhe nga Sllovakia, Italia, Kroacia”, thotë Stavileci.

Etiketa: shtetet qe perfitojneTaksa 100 %
Pas

Ligji kundër abortit në Alabama, reagon Donald Trump: Jam me forcë pro jetesës por me 3 përjashtime

Para

Video/ Ermal Mamaqi parakalon në tapetin e kuq në Kanë, por pengohet te shkallët dhe…

Para
Video/ Ermal Mamaqi parakalon në tapetin e kuq në Kanë, por pengohet te shkallët dhe…

Video/ Ermal Mamaqi parakalon në tapetin e kuq në Kanë, por pengohet te shkallët dhe…

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Rezultati do të mbetet në historinë e Shqipërisë”, Rama, mesazh socialistëve: Kokën lart, këtu nuk ka humbës, por vetëm fitues

Shefi i ushtrisë izraelite: Do të pushtojmë më shumë territor në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Gjermani, shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

Itali/ I proceduar më parë për drogë, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine! Në hotel i gjenden edhe 7 mijë euro cash

Emri/ Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, mes tyre i riu shqiptar, ja roli i tij në bandën kriminale

Greqi/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat(VIDEO)

Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.