Prej datës 17 shtator, kushdo që ka kaluar në “Rrugën e Kombit”, i është dashur të paguajë taksën e vendosur nga qeveria, taksë kjo e reduktur vetëm për banorët e Kukësit, pas protestës së tyre.
Kjo taksë veç të tjerëve prek edhe udhëtarët nga Kosova, sidomos biznesin, për çka edhe qeveria e Kosovës ka ngritur shqetësimin në qeverinë e Shqipërisë, për të gjetur një zgjidhje.
Ditën e sotme kryeministri i Kosovës ka mbledhur kabinetin qeveritar, ku ndër të tjera është biseduar edhe për këtë temë. Ka qenë zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ai që e ka ngritur këtë temë në mbledhje ku po flitej për takimin e përbashkët të dy qeverive Shqipëri-Kosovë.
Ai tha se kjo do të jetë sërish pjesë e bisedimeve me Shqipërinë dhe se shpreson në gjetjen e një zgjidhjeje nga qeveria e Shqipërisë gjatë kësaj mbledhjeje.
Limaj është shprehur se një taksë e tillë pengon lëvizjen e lirë të mallrave.
Mbledhja e radhës e përbashkët Kosovë-Shqipëri do të zhvillohet më 26 nëntor.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post