Kreu i PD Sali Berisha tha se ekonomia do të jetë fokusi i programit të Partisë Demokratike, duke premtuar zero taksa për profesionet e lira dhe biznesin e vogël.
Po ashtu, Berisha tha se do të ketë ulje nga 15 në 2% të taksës së shitjes së pronës. Kryedemokrati deklaroi se do të heqë taksën Rama te karburantit, duke bere qe çmimi të jetë +- 10% nga ai i Kosovës dhe Maqedonisë se Veriut. Sali Berisha tha se do anulohen lehtësirat fiskalë të dhëna me ligje dhe vendime preferenciale të porositura nga familjarë dhe oligarkë të qeveritarëve.
“Ligji për investimet strategjike sic është nuk do ekzistojë, korporata e investimeve strategjike, korporata e korrupsionit merre fund javën e parë të qeverisë së PD. Do rishikohet në total sistemi aktual i gjobave dhe ndëshkimeve armiqësore ndaj biznesit”, tha Sali Berisha.
Berisha: Ne jemi të zotuar të garantojmë konkurrueshmëri të ndershme me ligj dhe të sigurt, të garantojmë nivelin më të ulët të taksave në Evropë. Të sigurojmë deregullimin më të madh në interes të biznesit. Të sigurojmë klimën më miqësore, kjo jo me fjalë, por me vepra dhe ligje konkrete. Do të zbatohet tatimi 10% mbi të ardhurat nga puna, duke përjashtuar 50 mijë lekët e para. Tatimi 10 % mbi të ardhura të tjera jo nga paga. Zero taksim mbi profesionet e lira dhe biznesin e vogël.
Tavani vjetor për tatim fitim zero për biznesin e vogël do të jetë 18 milionë lekë, apo 500 euro në ditë dhe kufiri i përjashtimit nga tvsh do të jetë në masën 18 mln lekë xhiro vjetore. Ulje nga 15 në 2 % të taksës së shitjes së pronës. Për këtë qëllim krimi i kadastrës fiskale për përcaktimin e çmimit të referencës.
Bie taksa Rama e karburantit dhe karburantet do të shiten me një çmim që ndryshon + – 10 % nga ai i Kosovës dhe Maqedonisë. Do reduktohet 4 herë inspektimi nga inspektorë të ndryshme në biznese. Do bëhet gjithçka për dixhitalizimin e plotë të veprimtarisë së bizneseve. Do anulohen lehtësirat fiskalë të dhëna me ligje dhe vendime preferenciale të porositura nga familjarë dhe oligarkë të qeveritarëve.
Ligji për investimet strategjike sic është nuk do ekzistojë, korporata e investimeve strategjike, korporata e korrupsionit merre fund javën e parë të qeverisë së PD. Do rishikohet në total sistemi aktual i gjobave dhe ndëshkimeve armiqësore ndaj biznesit.