22:41 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Taksa në Rrugën e Kombit, a po “rripen” qytetarët me lojën euro-lekë?!

13:23 | 28/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Taksa në Rrugën e Kombit, a po “rripen” qytetarët me lojën euro-lekë?!

“Saga” e taksës së Rrugës së Kombit sapo ka nisur, por zhvillimet në ditët e para të vjeljes janë shumë interesante. Ndërsa qytetarët pajisen me kuponë tatimor nga firma koncesionare prej 2 ditësh, ajo çka vërehet është shuma e ndryshme e përllogaritur gjatë ditës së djeshme dhe asaj së sotme.

Bileta e kalimit të sportelit, siguruar nga faxweb.al për ditën e djeshme shënon shumën 650 lekë, ndërsa sot për të kaluar trarin e vendosur në hyrje të tunelit të Kalimashit drejtuesit e mjeteve janë detyruar të paguajnë 660 lekë, rreth 10 lekë më tepër. Ironia dhe përplasja në logjikën e administrimit të kësaj takse, u vu re qysh në fillim nga të gjithë ekspertët e ekonomisë të cilët e quajtën deri jo ligjore vendosjen e kësaj takse në euro.

Logjikisht shteti dhe sipërmarrësit e këtij koncesioni mund ta arsyetojnë lëvizjen në shumë si luhatje ditore të euros, por ndoshta shteti shqiptar po “kacafytet” me veten, po të kujtojmë lëvizjen e pak kohëve më parë të Bankës së Shqipërisë për deuroizimin e ekonomisë shqiptare. Mund të duket e tepërt dhe përforicimi i faktit se shteti shqiptar ka si monedhë të veten, lekun.

Pagesë në euro, por resto në lekë

Tarifa e vendosur për të përdorur autostradën drejt Morinës dhe tunelin e Kalimashit që në “shpalljen” e saj nga ekzekutivi shqiptar është vërejtur si tepër e lartë, me ndikim në xhepat e shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë dhe për më tepër shumë spekuluese kur diskutohet fatura e mirëmbajtjes së rrugës (së bashku me investimet e reja, për të cilat ende nuk ka projekte të sakta me preventivë të specifikuar).

Por përpos kësaj, zbatimi në terren, përveçse ka hasur në kundërshtitë e shoferëve, biznesmenëve dhe qytetarëve përtej traut, për shkak të kostos së lartë, ka krijuar dhe ngërçet e para.

Shtetasit kosovarë, biznesmenëve dhe qytetarë që lëvizin për nevojat e tyre kanë debatuar ashpër sot me sportelistët e firmës koncesionare, pasi sipas tyre: Taksa u shpall në euro, ata paguajnë me euro, ndërsa kusuri u kthehet në lekë?!

“Në përdorim euron, ndaj dhe kusurin duhet të na e kthejnë në euro, jo në lekë… Unë u dhashë 50 euro, si mund të më kthejnë kusurin në lekë për mbetjen 45 euro?”, thotë i indinjuar një prej shoferëve kosovarë.

Ndërsa qeveria shpalli dhe vuri në zbatim brenda pak ditësh një taksë të padiskutuar me grupet e interesit, shtetin fqinj, Kosovë, lojërat e fundit euro-lekë duket se i kanë çorientuar dhe më tepër qytetarët shqiptarë dhe kosovarë. Një taktikë e vjetër kjo për të futur lehtë dorën në xhepin e tjetrit… (B.S/ faxweb.al)
https://www.youtube.com/watch?time_continue=6&v=7LEaSH5mS-s

Pas

Pronat/ 1 ditë pas vizitës së Xhafajt dhe Vlahutin, ‘Task-forca’ nga Tirana kontrolle në hipotekën e Vlorës

Para

Polici shqiptar me jetë të dyfishtë, kush është Besnik Llakatura, “partneri” i shtetit dhe bandave

Para
Polici shqiptar me jetë të dyfishtë, kush është Besnik Llakatura, “partneri” i shtetit dhe bandave

Polici shqiptar me jetë të dyfishtë, kush është Besnik Llakatura, “partneri” i shtetit dhe bandave

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.