Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë se Edi Rama e ka tepruar me këto taksa, e me këtë rrugë, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha kishte punuar më shumë.
Haradinaj është përfshirë në debatin për taksën e vënë nga Qeveria e Shqipërisë, për qarkullimin e automjeteve në autostradën Kosovë-Shqipëri.
Shefi i ekzekutivit kosovar, gjatë një paraqitjeje në “Rubikon” të KTV’së, ka goditur homologun e tij shqiptar, Edi Rama, duke thënë se e ka tepruar me taksën rrugore.
Haradinaj e ka këshilluar Ramën që ta përfundojë Rrugën e Kombit, duke thënë se kjo autostradë është në gjendje të tmerrshme.
Kryeministri kosovar ka vlerësuar se paraardhësi i Ramës në postin e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, kishte punuar më shumë.
Kujtojmë që nga ana e biznesit kosovar ka patur reagime të mëdha madje edhe protestë në doganën e Morinës për shkak të kësaj takse që sipas tyre është shumë e lartë.
Kujtojmë që Ministri i Infrastrukturës, Pal Leka u shpreh dje në një prononcim për ‘Fax News’ se homologu I tij Damian Gjiknuri nuk i ishte përgjigjur kërkesës së tij për të diskutuar mbi taksën e vedosur. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post