Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka reaguar lidhur me lajmin se brenda vjeshtës së këtij viti, dikasteri që ajo drejton, po planifikon nënshkrimin e kontratës koncesionare për autostradën Tiranë-Durrës, ku ndër të tjera synohet që kalimi për automjetet të bëhet me pagesë.(Lexo edhe ketu)
Në një dalje për mediat, Balluku ka deklaruar se në shtator do të nisin punimet dhe taksa nuk do të vendoset nga shtatori. Për këtë ministrja thotë se do të ketë rrugë alternative.
“Nuk qëndron asnjë projekt për momentin, do të presim cdo projekt që do të ketë fizibilitet të lartë. Dje ka pasur një konfuzion në media, projekti i autostradës Tiranë-Durrës është përmendur shpesh herë edhe nga ministria dhe qeveria si një nga projektet kryesore, pasi lidhja e kryeqytetit me portin e vendit është detyrë, ne na vendos para faktit që sa më shpejt të zhvillohet.
Ne po punojmë, në vjeshtë projekti të shpallet për garë dhe më pas të kemi një garë transparente për të qenë fituesi i radhës dhe më pas të fillojnë punimet dhe jo që në shtator do të fillojë kalimi me pagesë. Do të ketë një dialog publik, të gjitha rrugët që në të ardhmen do të jenë me pagesë do të kenë gjithmonë rrugë alternative. Asnjë mundësi e vetme nuk do të jetë asnjëherë me pagesë”, u shpreh Balluku.
(V.SH/Faxweb.al)
Discussion about this post