21:31 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Taksat kombëtare, si ndryshon renta, taksa e karbonit, plastikës, qelqit

09:16 | 27/02/2019
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqipëria, me taksat më të larta dhe buxhetin më të “varfër” të rajonit (ANALIZA E SHIFRAVE)

Hyjnë në fuqi shtesat dhe ndryshimet në udhëzimin “Për taksat kombëtare”

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit se është publikuar në Fletoren Zyrtare Nr. 22, datë 25 Shkurt 2019, udhëzimi Nr. 9, datë 20.02.2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 26, datë 04.09.2008 “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar”.

Sipas këtij udhëzimi përqindja e rentës minerare për përmbajtjen e mineralit metalor në nënproduktin minerar është në masën:

3/7 e normës së rentës për vitin 2019,
3/8 e normës së rentës për vitin 2020,
1/3 e normës së rentës për vitin 2021 e në vijim.

Përqindja e rentës minerare për “Mineralet e kromit për eksport”, është:

7% duke filluar nga data 1 janar 2019,
8% duke filluar nga data 1 janar 2020,
9% duke filluar nga data 1 janar 2021 dhe në vijim.

Disa nga ndryshimet kryesore sipas udhëzimit janë:

Taksa e karbonit nuk paguhet për sasitë e benzinës dhe të gazoilit të prodhuar në vend, por të eksportuar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Për artikujt plastikë dhe ambalazheve plastike të importuara, aplikohet taksa në masën 35 lekë/kg, me përjashtim të lëndëve të para në forma primare. Kjo taksë zbatohet edhe kur materiali plastik zë, të paktën, 51% të masës së përgjithshme të ambalazhit që ambalazhon produkte të tjera të importuara.

Taksa për ambalazhet prej qelqi të importuara e të prodhuara në vend do të aplikohet në masën 5 lekë/kg.

Taksa zbatohet për të gjithë artikujt prej qelqi, në rast se ambalazhi importohet veçmas si dhe kur materiali i qelqit zë, të paktën, 80% të masës së përgjithshme të ambalazhit që ambalazhon produkte të tjera.

Taksa e lëndëve të para në forma primare, të importuara dhe që përdoren për prodhimin në vend të produkteve të plastikës aplikohet në masën 25 lekë/kg. Në rastet kur lëndët e para në forma primare, të importuara nga subjektet prodhuese, nuk përdoren për prodhimin e produkteve të plastikës në vend, por si plotësues teknologjik, lëndë të para additive (agregate lidhës) për prodhimin e produkteve që nuk kategorizohen si produkte plastike, taksa 25 lekë/kg nuk paguhet në import.

Për të përfituar nga përjashtimi, subjektet të cilët lëndët e para në forma primare të importuara, nuk i përdorin për prodhimin e produkteve të plastikës në vend, duhet të zbatojnë proçedurën e përcaktuar në pikën 2.8.8.2 të udhëzimit.

Pas

Për një trup të shëndetshëm/ Sasia e saktë e karbohidrateve që ju duhet çdo ditë

Para

Një ditë pasi bëri thirrje për mosbindje civile, Lulzim Basha reagon sërish

Para
Një ditë pasi bëri thirrje për mosbindje civile, Lulzim Basha reagon sërish

Një ditë pasi bëri thirrje për mosbindje civile, Lulzim Basha reagon sërish

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.