15:29 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Taksat, PD akuza të ashpra ndaj Veliajt: Qytetarët e Tiranës do t’i japin bashkisë 75 mijë lekë çdo muaj 

11:22 | 23/12/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Taksat, PD akuza të ashpra ndaj Veliajt: Qytetarët e Tiranës do t’i japin bashkisë 75 mijë lekë çdo muaj 

Partia Demokratike përmes anëtarit të këshillit bashkiak,  Akil Kraja, akuzoi kryebashkiakun Erjon Veliaj se me buxhetin e ri të miratuar qytetarët e Tiranës do të paguajnë më shumë taksa.  Sipas Krajës për një familje në Tiranë “më shumë taksa”, përkthehet në një faturë që kushton të paktën 75 mijë lekë çdo muaj. 

“Në buxhetin e vitit të ri 2018, i kaluar me vota të blera dhe të paligjshme, Erion Veliaj kërkon të dyfishojë të ardhurat nga taksat.

Nga 55 milionë euro, tani, qytetarët dhe bizneset duhet të nxjerrin nga xhepat 100 milionë euro. Le të bëjmë një llogari të thjeshtë për faturën mujorë 75 mijë lekë në muaj që një familje i paguan Bashkisë së Tiranës. Uji i pijshëm është rritur me 50 %. Nga rreth 10.000 lekë tani do të paguhet 15.000 lekë/muaj; Tarifa e shërbimit është rritur 100 %, nga 1.000 lekë do të bëhet 2.000 lekë

Në faturën e UKT-së shtohet dhe Taksa e re e ndërtesës, e cila është rritur 10 fish, nga 1000 lekë/muaj, do të paguajmë, minimalisht, 10.000 lekë në muaj Tarifa e pastrimit është 4.200 lekë. Taksa e arsimit është një taksë e re e shtuar me buxhetin e këtij viti, 1500 lekë.

Në faturën 75 mijë lekë në muaj përfshihet edhe kostoja e 1 aboneje autobuzi, që është rritur me 50 %. Nga 12 mijë lekë, tani kushton 16.000 lekë Pjesë e shtrenjtimit të jetës në Tiranë është edhe pagesa për parkingun më rrugët kryesore të Tiranës, që, për çdo automjet familjar, llogaritet në të paktën, 15.000 lekë në muaj. Në faturën familjare mund te perfshihet edhe tarifa mujore prej 10 mijë lekësh, mesatarisht, e mirëmbajtjes së pallateve.

75 mijë lekë në muaj është një taksë e rëndë për ta paguar me shkelqimin e rremë të dritave në qendër të Tiranës.  75 mijë lekë çdo muaj janë shumë për t’ia paguar një kryebashkiaku që po e blen pushtetin me paratë dhe pasuritë e Tiranës”, tha Kraja. (J.V/Faxweb)

 

Etiketa: akuza të ashpraPDtaksatVeliajt
Pas

Ngec marrëveshja Kryemadhi-Basha, Vangjush Dako merr mbështetjen e LSI-së

Para

Votimi kundër SHBA-së në OKB, Gert Bogdani: Votë personale e Ramës, jo e shqiptarëve

Para
Votimi kundër SHBA-së në OKB, Gert Bogdani: Votë personale e Ramës, jo e shqiptarëve

Votimi kundër SHBA-së në OKB, Gert Bogdani: Votë personale e Ramës, jo e shqiptarëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky nënshkruan dekretin për tërheqje nga Konventa për Minat Kundër Personelit

“Fund luftës në Gaza”, Trump bën thirrje për arritje të marrëveshjes

Muzeu i Pavarësisë në Vlorë, mbi 3500 vizitorë vetëm në muajin maj

Funari, “Zvicra e vogël” mes Elbasanit dhe Tiranës që po tërheq më shumë vizitorë

Nesër nis rinumërimi për qarkun e Fierit, do të hapen 587 kuti votimi!

Vlorë/ Zaptoi hapësirën publike dhe e ktheu në parkim privat, nën hetim 44-vjeçari dhe drejtori i Policisë

Kapet 41-vjeçari i dënuar në Itali me 21 vite burg për vrasje dhe krime të rënda

Zjarret në Lezhë, Prefekti i qarkut: U rrezikuan banesa e biznese! Banorët të jenë të kujdesshëm, ndjekje penale për këdo që i ndez qëllimisht

Kuçovë/ Zjarrfikësi asfiksohet nga tymi dhe pëson infarkt, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Tjetër aksident me monopatinë në kryeqytet, 17-vjeçari përfundon në spital pas përplasjes me një makinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.