21:13 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Taksë për të gjithë ata që hyjnë në Tiranë, gazetari thumbon Veliajn: Oreksi i madh i “Lalit”

20:30 | 20/11/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Na hiqni një barrë të madhe”, Veliaj-ndërtuesve: Ndërtoni nga një shtëpi në zonat rurale

Ditën e sotme, në Komisionin e Ligjeve në Kuvend Veliaj deklaroi se do të vendoset një taksë për të gjithë qytetarët që do të hyjnë në Tiranë për të marrë shërbime të ndryshme.

Për këtë deklaratë të kryetarit të Bashkisë ka reaguar gazetari Klodian Tomorri në një postim në Facebook ku shkruan se tentativa e Bashkisë së Tiranës për taksuar qytetarët e rretheve që hyjnë në kryeqytet është çmenduri antikushtetuese.

Tomorri shkruan se oreksi i “Lalit” për të taksuar qytetarët është gjithmonë i madh, por ka parime më të shenja se sa uria e Bashkisë.

Postimi i plotë i Klodian Tomorrit:

Taksimi selektiv eshte antikushtetues

Tentativa e Bashkise se Tiranes per te taksuar qytetaret e rretheve te tjera qe hyjne ne kryeqytet eshte nje cmenduri antikushtetuese. Kjo eshte nje takse qe cdo gjykate ta rrezon poshte brenda sekondes.

Oreksi i Lalit per te taksuar eshte gjithmone i madh, por ka ca parime me te shenjta se sa uria e Bashkise se Tiranes per taksa.

I pari eshte parimi i mosdiskriminimit. Qytetaret jane njesoj te barabarte para ligjit. Nuk ka takse qe vendoset per disa qytetare dhe nuk vendoset per te tjeret. Ca emri do i vendosim kesaj takse? Taksa e provincialeve? Sepse nese kalon kjo, qeveria neser mund te veje nje takse per barkmedhenjte, nje takse per njerezit e gjate, nje tjeter per njerezit e shkurter, e keshtu me radhe. Keto shembuj banale jane per te treguar se cfare cmendurie eshte ajo ide.

I dyti eshte parimi i perkatesise. Tirana, Durresi dhe cdo qytet tjeter i Shqiperise jane prone e shqiptareve. Nuk jane prone as e kryetarit te bashkise, as e kryeministrit, cilido qofte ai.

I treti eshte parimi i rezidencialitetit qe misherohet ne sistemin tone tatimor, neni 7 i ligjit per tatimin mbi te ardhurat. Taksat paguhen atje ku je rezident. Ndaj kemi marreveshje per eliminimin e taksimit te dyfishte edhe me te huajt ne. Me mendjen e Bashkise se Tiranes, ne duhet te na taksonin sa here qe dalim jashte shtetit, per pushime apo per halle. Vajte dy dite per vizite ne Milano, paguaj takse per pastrimin dhe gjelberimin e Milanos.

Se fundmi, argumenti ekonomik. Edhe ky nuk qendron. Pretendimi i Bashkise se Tiranes se gjithe shqiptaret vijne ne Tirane per te marre sherbime duke shkaktuar kosto dhe duke mos paguar asgje eshte i pavertete.

Ata qytetar qe vijne ne Tirane, paguajne takse tek cdo mall apo sherbim qe marrin ne kryeqytet. Sepse bashkia takson cdo biznes ku ata blejne apo marrin sherbime. Pertej kesaj, Tirana nuk u be e mira e dheut as nga Bashkia as nga qeveria. Eshte konsensusi i te gjithe shqiptareve per ta pranuar ate si lryeqytet, qe ka zhvilluar ekonomikisht Tiranen dhe qe rrjedhimisht mbush arkat e bashkise me taksa.

Etiketa: Erion Veliajklodian tomorri
Pas

FOTO/ Samiti i PPE, gratë e PD-së rrethojnë Silvio Berlusconin

Para

“Më bëre me turp”, moderatorja e pyet si i ka marrëdhëniet me vjehrrën, ish-deputetja surprizon me përgjigjen

Para
“Më bëre me turp”, moderatorja e pyet si i ka marrëdhëniet me vjehrrën, ish-deputetja surprizon me përgjigjen

"Më bëre me turp", moderatorja e pyet si i ka marrëdhëniet me vjehrrën, ish-deputetja surprizon me përgjigjen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

VKM/ Qeveria miraton vendimin, hapet pika e kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

Ministri izraelit i Mbrojtjes niset drejt Uashingtonit për bisedime me SHBA-në

Zjarret në Shqipëri: 12 vatra të raportuara, 4 ende aktive, 277 forca në terren

VKM/ Vendosen rregullat dhe kohëzgjatja e mbrojtjes së personaliteteve pas përfundimit të detyrës, kriteret dhe procedurat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.