Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, është gjuajtur me vezë afër objektit të Qeverisë së Kosovës.
Në një video të publikuar ne internet, shihet se si një person po e gjuan me vezë duke i thënë “Taksën s’bon me e hek”.
Vetë Hoti nuk është prekur nga veza, ndërkohë që ka bërë një lëvizje për t’u shmangur.
Në Kosovë është ende i ndezur debati për heqjen apo jo të taksës ndaj mallrave nga Serbia, për shkak dhe të presionit të shtuar të ndërkombëtarëve.