Nga gazetari Shkëlzen Henkoja
Në një kohë kur shumë kërkojnë të largohen nga qytetet e vogla drejt metropoleve, një taksist nga Tirana zgjodhi të bëjë të kundërtën. Pasi për vite me radhë punoi në rrugët e kryeqytetit, ai vendosi të linte gjithçka pas për të ndjekur një ëndërr të vjetër: të ndërtonte një han të veçantë në vendlindjen e tij, në Cërrik.
Sot, “Hani i Ilirit” nuk është thjesht një lokal i zakonshëm, por një vend që mishëron traditën, mikpritjen dhe historinë shqiptare. I ndërtuar me shumë përkushtim dhe detaje që të kthejnë pas në kohë, hanin e frekuentojnë jo vetëm banorët e zonës, por edhe vizitorë nga qytete të tjera, të cilët kërkojnë një copë autenticitet larg zhurmës së qytetit të madh.