Në fundin e mbledhjes së KQZ ditën e sotme nënkryetari i komisionit Hysen Osmanaj ka dhënë dorëheqjen. Ai do të mbetet një anëtar i thjeshtë. Ndërkohë që vendin e tij pritet ta zëjë ish-kryetari Denar Biba.
Kujtojmë se para disa ditësh KQZ-ja hasi në ndryshime për shkak të marrëveshjes Rama-Basha që ia jepte postin e kreut të këtij Komisioni një propozimi të opozitës.
Klement Zguri është ulur në krye të tavolinës duke e lënë Denar Bibën disa karrige larg tij.
Kështu dorëheqja e Osmanajt s’është veçse një mundësi që Biba dhe Zguri të ndërrojnë pozicionet. (E.K/SHUPLAKA)