Kryeministri Rama gjatë vizitës së tij në Kosovë në kuadër të festës së pavarësisë së Kosovës ka takuar dhe ish-kryeministrin turk Ahmed Davutoglu. Siç duket kjo i ka bërë përshtypje gazetarit Baton Haxhiu I cili në intervistën që pati mbrëmë me Ramën në Klan Kosova i kujtoi se Davutoglu ka një diskurs otoman për ballkanin.
Rama tregoi se e kishte takuar në hotel, ndërsa u shpreh se ata që ndezin flakë kundër Turqisë dhe kundër investimeve duhet ta dinë që presidenti Erdogan e ka ndjekur shpalljen e pavarësisë së Kosovës nga dhoma e qevesisë turke dhe menjëherë sapo është shpallur pavarësia ka qenë I pari që ka ngritur dorën për njohjen e saj.
Haxhiu: Ju pak më parë takuat një njeri I cili është përcaktu me një diskurs otoman
Rama: Po e takova në hotel se ka ardhur për pavarësinë e kosovës, por mirë që më pyete, t’ja kujtojmë të gjithë këtyre perendimorëe të orëve të fundit që përpiqen të ndezin një flakë kundër Turqisë dhe kundër investimeve turke se ai shoku Erdogan sic e thatë ju është kryeministri që është mbledhur në dhomën e qeverisë turke me televizor për të ndjekur seancën e Kuvendit të Kossovës kur është shpallur pavarësia, aty është ngritur vota e parë e njohjes se Kosovës. Unë i kuptoj të gjitha këto por më katolik se Papa, më palestinez se palestinezët, më izraelit se izraelitët, më amerikan se amerikanët, apo edhe më turq se turqit, vetëm këta unë kam parë, por na bëjn qesharak të gjithëve, kur shkoi në Parlamet dhe marr pjesë në këto debate më vjen keq për vete”, tha Rama. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post