Kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka mbërritur në Tiranë ditën e sotme për Samitin e BE-Ballkani Perëndimor.
Kjo është hera e parë që Xhaferi ndodhet në Tiranë që nga marrja e detyrës së Kryeministrit.
Ai u prit nga kreu i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama në tapetin e kuq të Pallatit të Kongreseve, ku dy liderët janë përshendetur me njeri-tjetrin.