Pasi hyri në zyrën e tij dhe realizoi takim me ambasadorin e BE-së, kryeparalamentari i ri i Maqedonisë Talat Xhaferi, ka vendosur mbi tavolinë flamuj të vegjël të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Talat Xhaferi u zgjodh në këtë detyrë me episode dhune që u bënë subjekt edhe i lajmeve ndërkombëtare.
Deputetët e LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët zgjodhën Talat Xhaferin për kryeparlamentar. Ata ngelën në seancë menjëherë pas votimit kur Xhaferri ka dhënë betimin. Mirëpo karriga e kryeparlamentarit mbahej e bllokuar nga deputetët e VMRO-DPMNE. Situata ishte e tensionuar në Kuvend.
Huliganë me mbështetje nga VMRO-DPMNE krijuan një gjendje kaosi ditën që shqiptari Xhaferri do të ulej në postin e kryetarit të Parlamentit. Si pasojë e e trazirave të mëdha u plagos kreu i LSDM Zoran Zaev dhe ish-kryetari i Strugës Ziadin Sela.
(M.D/Shuplaka)